Bashkia Vorë pa dëme nga tërmeti i pasdites

921
Sigal

Lëkundjet sizmike të pasdites së sotme nuk kanë shkaktuar dëme në Vorë, atje ku ishte dhe epiqendra.

Gent Picari, i ngarkuar me drejtimin e Bashkisë Vorë pas largimit të Agim Kajmaku, tha në një komunikim telefonik për mediat se “nuk ka pasur asnjë dëm”.

[…] ishim në mbledhje për të kaluar bonusin e qirasë, (tërmeti) u ndje, ishte i konsiderueshëm […] kemi dalë por fatmirësisht nuk kemi asnjë dëm. Nuk janë agravuar dëmet që kishim më parë. Në këtë minuta të para nuk raportohet për dëme të gjithë punonjësit nuk raportojnë për dëmtime. Duhet të theksojmë se shumë banorë nuk janë në pallate për faktin se janë në banesa me qira. Me kalimin e kohës presim që njerëzit të qetësohen me kalimin e kohës.”

Vora ishte një nga Bashkitë që pësuan dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit. Pasditen e sotme një tërmet rreth 4.3 i shkallës richter tronditi Vorën dhe rrethinat. Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytet dhe përhapën panik te qytetarët.