Dita e Lirisë së Shtypit, Presidenti Meta: Aktet e dhunës ndaj gazetarëve të vihen para drejtësisë

429
Deklaratë e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit: 
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, shpreh solidarizimin tim të plotë me komunitetin e gazetarëve. 
Inkurajoj, në veçanti, reporterët e terrenit, të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim, pa u trembur dhe as shantazhuar nga askush. 
Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund. 
Dënoj me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve e apeloj që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë. 
Liria e shtypit është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike.
Sigal