Dita e 13-të e protestës – Deputetët e PD mbajnë fjalën te “çadra e lirisë”: Rama, kryebandit

430
Sot është e enjte dhe në parlament mbahet seancë parlamentare, por opozita prej 18 shkurtit ditën kur ngriti çadrën para kryeministrisë e ka bojkotuar duke e quajtur parlament të krimit.

Ata janë mbledhur në çadër dhe po mbajnë fjalimet e tyre në prani të mbështetësve të PD-së. 

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka duke mbajtur fjalën tha se opozita është e bindur për të vijuar protestën deri në fitore dhe akuzoi kryeministrin Ramën se është kryebanditi.

“Kryebanditi, pasi i shpëtoi vezëve në Shkodër u tha se shqiptarët nuk kanë nevojë për zgjedhje të lira por duan vettingun dhe jo zgjedhje të lira. Kjo çadër ka mbledhur më shumë se 1 milionë qytetarë”
Paloka mori rastin e gjyqit të tij me Saimir Tahirin si rast se drejtësia është e kapur nga Rama.

Gjykata e Lartë mua dhe kolegun tim na e dënoi me një nen që nuk ekziston më në kod penal sepse ky i kërcënoi gjykatësit e Gjykatës së Lartë. Ne duam drejtësi të pavarur pa Edi Ramën. Shqipëri dhe shtet pa Edi Ramën. Ndryshe do të kthehemi në skllevër të krimit”

Ka hyrë në ditën e 13 protesta e opozitës, e cila prej 18 shkurtit është ngujuar në “çadrën e lirisë”. Qëllimi është një dhe i vetëm, largimi i qeverisë Rama, ngritja e një qeverie teknike që do të realizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Një ditë më parë nga çadra e protestës përpara selisë së qeverisë, Basha akuzoi kryeministrin se fatin e vet politik dhe jo vetëm e ka lidhur jo me qytetarët shqiptarë, por me një grusht kriminelësh.
Sigal