DioGuardi: Do lobojmë që presidenti Trump të ketë një plan për të ndihmuar shqiptarët

447
Sigal

 

Joseph
DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe, i ka dhënë një
prononcim Vizion Plus, përmes të cilit komenton zgjedhjen e Donald Trump president
i SHBA-së. Çështja shtrohet nëse do të ketë ndryshim kursi të SHBA-së ndaj
rajonit, e për pasojë Shqipërisë, diçka që vjen si pikëpyetje për shumë arsye.
Më poshtë komentet e DioGuardit: “Ne nuk na intereson se kush është president.
Ne duhet të përdorim fuqinë në Kongres. Këtu nuk funksionon si me Parlamentin
në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni ku një parti kontrollon gjithçka. Ne kemi miq
në Senat, siç është senatori John McCain. Ai është mik yni. Ne e dimë se tashmë
ai do të drejtojë Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Senat, që është një komitet
shumë i rëndësishëm për të pasur miq pjesëtarë të tij. Dhe në Dhomën e
Përfaqësuesve në Kongres ne ende kemi Dana Rohrabacher që ka qenë më i miri dhe
ka shërbyer si të ishte një armë automatike. Ne kemi njerëz që nxjerrin fjalët
siç dalin plumbat nga një armë automatike, në momentin që kemi nevojë për ta,
për një çështje të drejtë. Ne kemi marrë fuqi nga Kongresi, pavarësisht se kush
ka qenë president”.
  “Ai ka shqiptarë që
punojnë kudo në ndërtesat e tij në New York. Kështu që unë telefonova ndihmësen
e tij personale për ta pyetur se si mund të ketë ndodhur që Donald ta ketë bërë
këtë. Por Rona m’u përgjigj: Joe, ne e kemi dëgjuar këtë histori, por nuk ka
dalë nga ne. Dikush e ka stisur.
  Ky
është një artikull telefonatash. Kjo nuk ka dalë nga ne. Siç duket, dikush nga
komuniteti sllav në Çikago po përpiqet ta bëjë të duket sikur ne po mbështesim
sllavët, por kjo nuk është e vërtetë”.
 
“Unë dhe bashkëshortja ime Shirley do të na duhet të bëjmë punën tonë që
të sigurohemi që ai të mësojë se shqiptarët nuk janë vetëm portierë ndërtesash
dhe roje sigurimi, por që janë njerëz që ende po vuajnë në Ballkan për shkak të
dominimit sllav dhe nga korrupsioni nga vetë shqiptarët dhe nga sllavët, në
Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Kjo është një punë ende e pambaruar. Ne duhet
të sigurohemi që t’i shpjegojmë atij që shqiptarët kanë nevojë për vëmendjen e
tij. Duhet të kujtojmë se si president ai ka shumë çështje të mëdha: Ai kërkon
të ndryshojë planin shëndetësor në SHBA, kërkon të ndryshojë ligjin e taksave,
kërkon të punojë për infrastrukturën e Amerikës, kërkon që të ndryshojë
rregullat për emigracionin. Tani ne po përpiqemi që të shtojë edhe një plan të
tjetër për të, që të ndihmojë edhe shqiptarët. Kjo është ajo çka ne duhet të
bëjmë”.