Digjet raundi i tretë i zgjedhjes së Presidentit, asnjë kandidat në Komisionin e Ligjeve

390
Digjet edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës për shkak të mungesës së një emri për kandidat. Lajmi bëhet i ditur nga burimet e mbrendëshme, e cila konfirmon gjithashtu se parashikohet që nesër të zhvillohet edhe kaundi i katërt.
Me djegien e këtij raundi Partia Socialiste, që nuk ka një emër, djeg edhe mundësinë për të zgjedhur Presidentin me 84 vota.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi tha se komisioni priste emra për kandidatë në orën 13:00, por kur na ndajnë vetëm 30 minuta nga seanca e dytë të Kuvendit, nuk ka ende asnjë emër të bërë publik

Sipas Kushtetutës, raundi i tretë i votimit është deciziv për zgjedhjen e kreut të shtetit me konsensus midis maxhorancës dhe opozitës. Raundi i tretë, ashtu si dy raundet e ezauruara, kërkon që kandidati për President që do të regjistrohet në Kuvend me 20 firmat e deputetëve, duhet të marrë jo më pak se 84 vota, pra një shumicë të cilësuar votash.

Ndërkohë, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, nëse kandidati për President në raundin e katërt nuk merr tre të pestat e votave, atëherë ai mund të miratohet me një shumicë të thjeshtë votash, pra 71 votat e shumicës në Parlament.
Sigal