Anija e marinës ruse përplaset me një anije tjetër në Detin e Zi, shpëtohen anëtarët e ekuipazhit

519
Një anije zbulimi e flotës detare të Rusisë është përplasur me një anije që transportonte bagëti në Detin e Zi, pranë Turqisë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, anija e zbulimit është përplasur gjatë natës rreth 40 kilometra në veriperëndim të ngushticës së Bosforit, ndërsa rrezikon mbytjen, raporton The Independent.

Duke iu referuar mediave turke, ‘AP’ raporton se nga përplasja mes dy anijeve 15 pjesëtarë të ekuipazhit rrezikojnë mbytjen, por sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes të 78 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar.

Anija që transportonte kafshë të gjalla ishte me Flamurin e Togos.
Sigal