Drejtoria e Policisë, Rama: Cilësi e re shërbimi, eliminojmë korrupsionin

479
Sigal

TIRANE – Drejtoria e Policisë së Tiranës tashmë do të ketë jo vetëm një godinë të rikonstruktuar, por edhe do të ofrojnë shërbime më cilësore për qytetarët. Transformimi thelbësor sipas kryeministrit Rama i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimin të këtyre ambienteve, nuk është vetëm ndryshimi i fasadës, por rritja e cilësisë së shërbimit, duke shmangur burokracitë dhe duke luftuar korrupsionin. Kreu i qeverisë tha se për vite më radhë qytetarët janë përballur me një sërë procedurash e burokracish, ndërsa tashmë ata do të mund të realizojnë këtë proces në një sportel të vetëm.
 
“Nevojitet përmirësimi cilësor i shërbimit për qytetarët. Në rast se në shumë aspekte qytetarët mund ta shohin dhe ta prekin ndryshimin që po sjellin, në aspektin e cilësisë së shërbimeve jemi larg asaj që qytetarët aspirojnë dhe asaj që ne duam të sjellim. Sot nuk po përurohet ndryshimi i pamjes së një godine, pasi për fasada nuk na e kalon askush, këtë na e kujton edhe opozita, por ne na pëlqen të ndryshojmë pamjen e gjërave. Ajo që sot na ka sjellë këtu, nuk është thjesht transformimi fizik i kësaj godine, që prej vitesh është drejtoria e policisë së kryeqytetit, që prej vitesh ishte shëmbëlltyra e një rrënimi jo vetëm të godinës, por edhe i policisë së shtetit. Ajo që vlen më shumë se transformimi fizik i godinës, është transformimi i shërbimit brenda saj. Kalohet nga një shërbim i degraduar, në një shërbim që do funksionojë çdo 24 orë, dhe do të jetë unik. Shumë procedura që deri dje qytetarët ishin të detyruar t’i bënin në disa sportele, do t’i kryejnë të gjitha këtu në një sportel. Synohet rritja e cilësisë së shërbimit. Kjo na jep mundësi të luftojmë realisht korrupsionin, që ua ka sjellë në majë të hundës të gjithë shqiptarëve ”, tha Rama.
rama ne drejtori
 
Kryeministri tha se tashmë kalohet në një shërbim transparent, ky qytetarët do të mund të marrin përgjigjen e tyre në një afat të caktuar. Në rast se krijohen vonesa, atëherë përgjegjëse do të jetë struktura përkatëse.
 
“Tani kalojmë në një shërbim tërësisht transparent dhe qytetari në këtë procedurë shërbimi, nuk është përballë nëpunësit të radhës, por është përballë një strukture transparente ku dorëzon dokumentacionin, dhe merr në dorë kopjen e dokumenti të nënshkruar për aplikimin, dhe në rrugë dixhitale merr përgjigjën në afatin e caktuar. Mosmarrja e përgjigjes në afatin e caktuar vë përpara përgjegjësisë nëpunësit dhe strukturën përkatëse. Nuk është më e nevojshme të aplikohet në drejtori qarku e pastaj në drejtorinë e përgjithshme, por bëhet një aplikim i drejtpërdrejtë në drejtorinë e përgjithshme. Të gjitha këto lehtësojnë nga barra e pamundësisë që gjatë kësaj periudhë që kemi kaluar kemi pasur për të dhënë një shërbim të denjë në këtë qendër të rëndësishme të policisë së shtetit, duke bërë një eliminim të burokracisë, kursejmë kohën për qytetarin, rritim cilësinë e shërbimit ndaj qytetarit, por rritim edhe cilësinë e punës në policisë së shtetit sa i takon rasteve të denoncuara nga qytetarët. Falë shërbimit cilësor qytetarët do të fitojnë besim, se përpjekja e tyre nuk do të shkojë kot”, u shpreh kryeministri Rama.
 
Kryeministri tha se projekti për transformimin e godinës së Policisë së Tiranës është bërë falë bashkëpunimit me sektorin privat, duke “mos u përdorur asnjë lekë nga buxheti i shtetit”.

tahiri
 
Tahiri: Zyrat e Shërbimit, hapi i parë i ndryshimit
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri theksoi se hapja e zyrave të shërbimit pranë Drejtorisë së Policisë në Kryeqytet, do të bëjë të mundur shmangien e burokracive dhe të korrupsionit, teksa shtoi se kështu do të nisë punë policia moderne dhe siç duhet të jetë.

Duke folur nga ceremonia e inaugurimit të ambienteve të rikonstruktuara të Drejtorisë së Policisë, Tahiri u shpreh se Zyrat e Shërbimit do të operojnë përmes parimit “one stop shop”, dhe sipas së cilës do të mund të ofrohen 75 lloj shërbimesh administrative.

Tahiri theksoi se këto zyra do të jenë të hapura 24 orë, në shërbim të qytetarëve, dhe se këto zyra do të ngrihen në çdo Drejtori Policie në vend. Një tjetër risi që nënvizoi Ministri është edhe fatura e denoncimit që do të marrë qytetari në momentin që bën denoncimin në zyrat e policisë, të cilat kanë edhe numrin unik të çështjes, që sipas ministrit do të krijojë lehtësira për qytetarin pasi procesi mund të kontrollohet që nga shtëpia.

Gjithashtu Ministri shtoi se kjo do të bëjë të mundur edhe evitimin e mos efektivitetit të punës së policisë, ndërsa nga ana tjetër, është një garanci për punën e efektivëve blu.

“Zyrat e Shërbimit, janë hapi i parë drejt ndryshimit rrënjësor të Policisë. Ato eleminojnë burokracitë e panevojshme pasi operojnë sipas parimit “one stop shop”. Përmes këtij parimi do të mund të ofrohen 75 lloj shërbimesh administrative. Deri dje kjo kishte burokraci, korrupsion. Nga sot hapja e “one stop shopit”, qytetari e merr shërbimin si në rrethe ashtu edhe në kryeqytete, pa u detyruar të kontaktojë me shumë njerëz, duke u paraqitur para Drejtorisë së Policisë. Shpesh qytetarët janë paraqitur për problemet e tyre, dhe u janë thënë se policia ka halle më të mëdha. Nga sot qytetari nuk do të paraqitet tek një roje, por tek këto zyra që do të jenë të hapura 24 orë në 24. Gjithashtu qytetari do të marrë faturën e denoncimit, e cila ka numrin unik të çështjes, dhe që mund të kontrollohet edhe nga shtëpia me internet. Në këtë mënyrë evitohet mos efektiviteti i punës së policisë, por që garanton punën e policisë së shtetit, edhe fizikisht zyrat e shërbimit janë konceptuar të hapura, pasi policia do jetë siç duhet të jetë. Të tilla zyra do të hapen në çdo drejtori policie, për të ndërtuar polici moderne.” tha Tahiri.

rama ne drejtori