Në APP dokumentet për çdo vit rezultojnë bosh dhe nuk ka të dhëna për tenderat, koncesionet apo prokurimet publike. Siç duket Diella ka zhdukur 11 vite historik të plotë, duke pamundësuar çdo transparencë për sektorin më të akuzuar në vend për abuzime dhe korrupsion.
Ministrja virtuale Diella, e prezantuar me shumë bujë si “zgjidhja dixhitale” për prokurimet publike, e ka nisur mandatin e saj me një skandal të rëndë. Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP), është vënë re se mungon i gjithë arkivi i tenderave që nga viti 2010.
Dokumentet për çdo vit rezultojnë bosh: nuk ka të dhëna për tenderat, koncesionet apo prokurimet publike. Me një klikim janë zhdukur 11 vite historik i plotë, duke pamundësuar çdo transparencë për sektorin më të akuzuar në vend për abuzime dhe korrupsion.
Ky veprim hedh hije të forta dyshimi: pse u fshi databaza? Kush ka interes që qytetarët të mos shohin tenderat e së shkuarës? Pasi për vite me radhë mediat kanë denoncuar skemat e abuzimit me paratë publike, fshirja e këtij historiku vetëm sa e përforcon bindjen se dikush kërkon të fshehë gjurmët.
Mesa duket, Diella e ka gjetur “zgjidhjen” më të thjeshtë për problemet e korrupsionit: jo duke i luftuar, por duke zhdukur të dhënat. Tani mbetet për t’u parë nëse ky vendim është marrë me dijeninë e saj apo me bekimin e kryeministrit, shefit të saj direkt, i cili prej vitesh premton transparencë në tendera, ndërsa në praktikë ndodh e kundërta.
Shqipëria ka kohë që është në vorbullën e një skandali ,abuzimi të tmerrshëm ku miliona euro janë investuar për sigurinë e të dhënave të qytetarëve, ndërsa sot janë më të kërcënuar se kurrë, pasi hakerat iranianë çdo nxjerrin të dhëna të shqiptarëve dhe konfidenciale. Ky virus mesa duket ka zënë dhe “Diellën”, që ka zhdukur 11 vite historik të plotë tenderash.
PD dërgon në Kushtetuese rregulloren e Kuvendit, kërkon dhe shfuqizimin e ministres “Diella”

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve të njëanshme të mazhorancës në Rregulloren e Kuvendit.Rregullorja e re e Kuvendit, përmes të cilës janë riorganizuar komisionet parlamentare duke u bërë 11 të tilla, u votua në seancën e 16 shtatorit me 79 vota pro të deputetëve socialistë. Opozita i kundërshtoi në seancë ndryshimet e miratuara dhe i konsideroi puç kushtetues sepse sipas tyre nuk u respektua afati minimal me 7 ditë kohë, siç parashikohet edhe në procedurën e përshpejtuar.



















