Diegia e mandateve, Kostitucionalisti Hazizaj: Djegia e mandateve është veprimi më i mirë i mundshëm

532
Sigal

Juristi Sokol Hazizaj  dje ka pohuar se nga pikëpamja juridike, vendimi i opozitës, për të dorëzuar mandatet e deputetëve  është gjëja e duhur, pasi një akt i tillë nuk është eksperimentuar asnjëherë. Hazizaj: Në kuptimin formal juridik, unë mendoj se opozita ka bërë gjënë më të mirë të mundshme, të bazuar në Kushtetutë. E vetmja gjë që nuk është aplikuar në jetën politike në Shqipëri, është dorëzimi i mandateve. Është aplikuar heqja e mandateve për shkak të së kaluarës. Për mua në vështrimin eksperimental, është gjetje. Ligjvënësi e ka parashikuar. Si do të shkojë, kjo është çështje e politike.