Dhuli: Prokurori i Vlorës që u arrestua sajoi dosjen Beleri, është superhajdut

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ , përfaqësuesi i PD në Himarë, Skerdjan Dhuli, u shpreh se Rama i përdor kryetarët e bashkisë Himarë për të grabitur dhe shërbyer oligarkëve, krimit të organizuar apo instrumentave të tjerë të zezë të pushtetit.

‘Në vitin 2013 kur Rama erdhi në pushtet një nga aletatët e tij ishte Vangjel Dule dhe problemi i tij nuk është vetëm fakti ky i fundit që është grek, por mbi të gjitha është një hajdut”– u shpreh Dhuli.

NOA

Deklarata e tij:

“Unë nuk mund ta lë pa e shprehur entuziazmin tim për arrestimin e prokurorit i cili sajoj dosjen ‘Beleri’. Një prokurori i cili, siç e tha edhe avokati Kujtim Cakrani, është super hajdut dhe sot është arrestuar me urdhër të SPAK.

Është prokurori që herën e kaluar i mbushi makinat tona me cimka në fushatën e kaluar, dhe mos prisni që unë dhe stabi ynë i PD të harrojë këtë lloji maskarallëku që ai prokuror sajoi.

Sigurisht që ky arrestim është një shenjë goxha e mirë, ndjesë që devijova nga tema, por nuk mundem pa e thënë.

Tani le të nisim me këtë grekun që i paskan dhënë Ministrinë e Mbrojtjes.

Ato që dimë mendoni se janë pak? Çfarë doni të dimë më shumë se aq?

Çfarë ndodh nëse e thërret Greqia këtë personin? Në këtë rast shteti i tij është Greqia dhe minimumi që ai duhet të bënte është të dorëzonte pashaportën greke ku në fakt kurrë nuk e ka mohuar këtë.

Beteja që ne kemi bërë në Himarë nuk është çështje shqiptaro-greke se Ramës as nuk i intereson fare historizmi i Greqisë. Këta janë ‘patriotë xhepi, këta flasin me stomak jo me logjikë”.