Deputetja e PD Tabaku: Edhe FMN kundër PPP-ve të Ramës

639
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka shkruar se koncesionet në Shqipëri nuk janë më një problem kombëtar por edhe evropian. Sipas Tabakut, edhe FMN ka folur kundër praktikës së PPP-ve të qeverisë Rama, që në dukje sjellin investime por në fakt rëndojnë buxhetin e shtetit. “Dy muaj më parë një studim i FMN i bërë publik dje, raportonte të dhënat mbi marrëdhëniet e qeverive të Ballkanit Perëndimor me kontratat PPP. Studimi fokusohej tek infrastruktura (mungesa e rrugëve, ndërtesave publike etj.) duke evidentuar problemet që kanë vendet e rajonit përfshirë Shqipërinë dhe situatën aktuale të qeverisjes dhe menaxhimit të financave publike,” shkruan Tabaku. Koncesionet në Shqipëri problem jo më kombëtar, por europian! Nuk është habi që qeveria përpiqet të mbulojë vjedhjen e saj përmes PPP-ve që në dukje sjellin investime por në fakt rëndojnë buxhetin e shtetit. I këtij mendimi ka qenë edhe është një nga partnerët kryesorë të qeverisë Rama 1, FMN që për një kohë të gjatë ka folur kundër kësaj praktike të qeverisë. Dy muaj më parë një studim i FMN i bërë publik sot, raportonte të dhënat mbi marrëdhëniet e qeverive të Ballkanit Perëndimor me kontratat PPP. Studimi fokusohej tek infrastruktura (mungesa e rrugëve, ndërtesave publike etj.) duke evidentuar problemet që kanë vendet e rajonit përfshirë Shqipërinë dhe situatën aktuale të qeverisjes dhe menaxhimit të financave publike. Nga ana tjetër angazhimi për të zbatuar PPP-në në interes të qytetarëve duhet të shoqërohet me një planifikim të qartë dhe transparent nga ana e qeverisë, me institucione fiskale të forta ku nuk bëhet evazion fiskal dhe ku kompanitë e naftës nuk zhduken brenda ditës, me kontrata të forta dhe të sigurta që mund të rinegociohen nëse kushtet ndryshojnë, me një kornizë ligjore të fortë dhe mbi të gjitha me një përllogaritje të saktë për atë çfarë brezat e ardhshëm do të paguajnë për PPP-të. Ndërkohë që i njëjtë është reagimi dhe në Raportin e Progresit të publikuar pak ditë më parë. Deri në fund të 2017 janë firmosur rreth 200 partneritete publike dhe private, kryesisht koncesione. Megjithëse kërkohet nga ligji, nuk ka analizë të kosto përfitimeve dhe nuk ka raporte të rregullta për PPP.
Sigal