Deputetja e LSI, Mehmetaj: Braçe dhe Xhafaj, xhelozi fëminore

452
Deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë, Kejdi Mehmetaj ka shpërthyer me kritika të ashpra kundër Fatmir Xhafajt dhe Erion Braçes. Ajo shkruan në facebook se “këta kolegë kanë preferuar të bëhen pjesë e deklaratave mediatike, bombastike dhe duke dëshmuar që janë fare të papjekur politiksht”.

“Qe nga Erion Brace, qe duhet ta falenderoj LSI cdo dite, qe ka mundesi te zbatoje programin e “rilindjes” dhe qe vazhdon ta kete mundesine te bertasi dhe shaje opoziten ne cdo dite punimesh te Kuvendit, ndihem keq per te! Me vjen keq per Fatmir Xhafen dhe nje pjese te kolegeve te tij ne komisionin e ligjeve, qe perballe integritetit te figures se deputetit vendosin xhelozi feminore, epshin per kontroll, dhe marrin persiper te kundershtojne konsensusin e arritur nga perfaqesuesit e te tre partive te medha politike ne vend. Madje merr persiper te shpife e te mos konsideroje emailet zyrtare te OPDAT!”- shkruan Mehmetaj.
Sigal