Deputeti Tritan Shehu: Prokuroria të hetojë për gazrat toksike që përdori policia

414
Sigal

Prokuroria duhet menjëherë të fillojë hetimet për reagimin ekstrem të policisë me gazrat toksike të përdorura në shkallë të gjerë. Regjimi demonstroi përsëri jo vetëm arrogancë e dhunë, por dhe pa përgjegjshmëri të plotë në reagimin e tij ekstrem. Përdorimi masiv i gazeve toksike, jo vetëm ndaj atyre që kaluan kordonin policor, niveli shumë i lartë toksicitetit te tyre me pasoja serioze mbi shëndetin e mijëra e mijëra qytetarëve, gazetarëve, protestuesve paqësorë, përbën një vepër të rëndë penale.