Deputetët Holandezë kërkojnë rikthimin e vizave për Shqiptarët

471
Sigal

Holanda, Belgjika, Franca shqetësohen për lidhjet e krimit në Shqipëri me mafien evropiane. 3 partitë kryesore të Holandës kërkojnë procedurë emergjence për të rikthyer vizat, që të pengojnë veprimtarinë kriminale të mafies shqiptare në vendin e tyre. Ish deputeti Spahiu: Kryeministri Rama është përgjegjës

Holanda, Belgjika, Franca dhe Danimarka shqetësohen për lidhjet e krimit në Shqipëri me mafien evropiane

De Telegraaf: 3 partitë kryesore në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët

Pardje u publikua edhe raporti i DASH për Shqipërinë për vitin 2018, kur e vlerësonte Shqipërinë si vend transit i kanabis, kokainës, heroinës dhe laboratorët e përpunimit të drogave të forta, që komandohen nga elementë të krimit të organizuar. Paskëtaj, drogat e forta trafikohen në mbarë Evropën, në saj të lidhjeve shumë të forta të mafies shqiptare me mafien evropiane. Shumë vende të Evropës, po shqetësohen përditë e më shumë nga rritja e aktivitetit kriminal të mafies shqiptare në vende të tilla, si në Francë, Gjermani, Belgjikë, dhe së fundi edhe në Holandë, saqë deputetët e këtyre vendeve tashmë kërkojnë nga qeveritë e tyre, që të rishikojnë politikat për rikthimin e vizave për shqiptarët, për të penguar sadopak veprimtarinë kriminale të mafies shqiptare në vendet e tyre.

Deputetët holandezë: Procedurë emergjente për të rikthyer vizatë për shqiptarët

Gazeta më e madhe në Holandë ‘De Telegraaf’ së fundmi ka publikuar një shkrim lidhur me kërkesën e disa partive politike në këtë shtet që kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarë. 3 parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët pasi e shohin si të vetme mundësi për të frenuar fenomenin e krimit organizuar shqiptar në këtë shtet. Partitë të cilat kanë mbështetur këtë masë drastike për shqiptarët janë Partia Socialiste, Partia për Liri dhe Partia Demokristiane, 3 parti të rëndësishme. Sipas deputetit Fritsma problemet nisën kur u liberalizuan vizat. “Kriminelët përfitojnë kur s’ka kontrolle”, ka deklaruar ai. Edhe deputetja Van Toorenburg, anëtare e të njëjtës forcë politike të ministrit holandez për Drejtësi dhe Siguri, Grapperhaus, kërkoi direkt rikthimin e vizave për Shqiptarët. “Unë dua të di se cilët futim në shtëpi. Do të vijë shumë shpejt një debat me ministrin.”, tha ajo. Anëtarët e Partisë Socialiste në Kuvendin e Holandës mbështetën këtë masë “Duhet të niset një procedurë emergjente për të rikthyer vizat” Mbetet për të parë në seancën e radhës të planifikuar me te Kryetari i PD, Lulzim Basha i ndodhur në tryezën e organizuar me temë “Liria e medias ne funksion te mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik”, u shpreh se “Pa media të lirë nuk ka demokraci, nuk ka shtet të së drejtës nuk ka vlera evropiane”. Lulzim Basha: Nëse një shumicë e deputetëve do mbështesin propozimin e 3 partive kryesore për të rikthyer vizat për Shqiptarët dhe nëse në Holandë diskutohet tashmë kjo masë e ashpër, atëherë premtimi i hapjes së negociatave në qershor nga ministri i Jashtëm duket më shumë një ëndërr sesa një realitet i arritshëm.

Ish-deputeti Spahiu: Kryeministri Rama është përgjegjës

Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu u shpreh dje në lidhje me qëndrimin e Holandës, ku një deputet ka kërkuar rivendosjen e sistemit të vizave për shqiptarët. Ish-deputeti Spahiu: “Arsyet e kësaj situate janë të qeverisë, pastaj të mënyrës se si sillen shqiptarët në Evropë, një sjellje që e kanë pasur prej 30 vitesh. Grupe kriminale ka nga çdo vend, por po të vësh re mesazhi i është adresuar direkt një vendi si Shqipëria. Është një akuzë direkt e qeverisjes për qeverinë shqiptare, kryesuar nga kryeministri Rama. Holanda është kritike edhe në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian. Kam dëgjuar deklarata të nivelit ekstrem të qasjes së saj në BE, sidomos për Shqipërinë dhe Bosnjën. Këtë radhë kemi të bëjmë direkt me qeverinë. Këtë gjë e forcon edhe raporti i Departamenti Amerikan të Shteti, i cili është mjaft kritik.