Kandidatë për deputetë të koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ kanë nisur denoncimet lidhur me atë që e konsiderojnë si shkelje të ligjit nga administrata dhe zyrtarë të shtetit në funksion të zgjedhjeve të 11 majit.
Lefter Maliqi, kandidati për deputet në Qarkun e Beratit, përmes një deklarate ka denoncuar atë që sipas tij ka ndodhur në një lokal, mes pyllit të Zdravës.
“Ani i Qerozit” mes pyllit të Zdravës, në të cilën është bërë dhe një rrugë e dyshimtë miliona lekë, ndërkohë që banorët e qytetit të Kuçovës dhe të fshatrave janë pa rrugë.
Në këtë anë të Qerozit, kanë qenë mbi 200 punonjës të administratës të Shtetit, të Bashkisë Kuçovë, të Hipotekës, shëndetësisë dhe me rradhë, me drejtues politikë, kandidatë për deputet të Qarkut të Beratit.
Drejtuesja e fushatës, anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht Kryetare e Partisë së Lirisë për Kuçovën, bashkë me disa të tjerë, kanë vajtur tek vendi i Krimit elektoral, “Ani i Qerozit” dhe janë ndeshur me bodyguard, të cilët kanë kryer dhunë verbale ndaj këtyre pjesëmarrësve, ndaj drejtueses dhe të tjerëve dhe nuk janë lejuar të futen brenda.
Madje një djalë i ri është futur brenda dhe është shoqëruar për t’ju marrë celulari me dhunë verbale.
Në orar të punës Administrative, ka qenë rreth ora 11:00 -12:00 e drekës.
Menjëherë është njoftuar prokuroria e rrethit Berat, komisariati i policisë së Kuçovës, njëkohësisht Drejtoria e Policisë së Beratit dhe është bërë kallëzim penal nga ana jonë, në mënyrë që të merren pamjet filmike.
Ne kemi pamjet tona filmike .
Me dhjetra e dhjetra makina të punonjësve të administratës së shtetit.
Ky krim elektoral i përsëritur jo vetëm në bashkinë Kuçovë, por edhe në Çorovodë edhe në Berat, ku punonjës të shëndetësisë, punonjës të arsimit, keqpërdoren në orar zyrtar edhe në ambientet e tyre për “Rilindjen ” e krimit”, tha Maliqi.