Denoncimi i Berishës: Ka disqe të dosjes “339″

393
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për “dosjen 339”, gjatë një interviste për emisionin “Target”, në Tv. Thuhet, u shprehe Berisha, se ka disqe me përgjime të vetë kryeministrit Rama me persona të botës së krimit. “Rezulton se në Lezhë, Durrës, Peshkopi, Elbasan, rezultatin e zgjedhjeve e përcaktuan bandat më barbare të Ballkanit dhe Evropës që kishin laboratorë të mëdha droge, pasuri përrallore. Thuhet se janë disqe të pazbardhura nga biseda edhe vetë Edi Rama”, – tha Berisha. “Në këto kushte beteja e opozitës për votën e lirë është për jetë a vdekje” – theksoi Berisha. Partinë Socialiste, ish-kryeministri e quajti një trashëgimi terroriste të Partisë së Punës: “Ekziston një parti me trashëgimi terroriste që s’u shkri për t’u ndërtuar nga Partia e Punës, por vetëm ndërroi emrin”.