Denoncim/ Kryebashkiaku rilindas vë në presion punonjësit për ti dhënë tenderin prefektit të Vlorës

741
Sigal

Ditën e sotme, Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër skandal, ku tregon se si rilindja në pushtet po kërkon të marrë çdo tender dhe çdo taksë të qytetarëve.

Berisha ka publikuar denoncimin e një juristi në Bashkinë e Vlorës, i cili tregon se si kryebashkiaku Dritan Leli ju bën presion që tenderin për ruajtjen e bashkisë ta fitojë kompania që drejtohet nga gruaja e prefektit Flamur Mamaj.

Ja postimi i Berishës:

Denoncon marrjen e tenderit te bashkise nga prefekti i VLORES

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Doktor Berisha!

Ju uroj nje vit te mbare. Jam nje jurist ne bashkine e vlores dhe dua te ndaj me ju nje shqetesim. Qeveria shqiptare ka nxjerr nje VKM qe te gjitha sherbimet e ruajtjes se institucioneve do t’i marre shoqeria Illyrian Guard, deri ketu jemi ne rregull, pasi nuk dua te futem me shume ne qellimet e erreta te saj. Problemi im dhe i kolegeve te mij eshte qe kemi mbi nje muaj qe jemi ne stres dhe nen presionin e kryetarit te bashkise Dritan Leli, i cili na kerkon me cdo kusht qe tenderin e rojeve te bashkise ta marre kompania F.P. Mamaj, qe eshte kompania e prefektit Flamur Mamaj. Kete kompani tani e administron gruaja e prefektit. Ai na thot zgjidheni si te doni, tenderin duhet ta marre patjeter Flamuri. Tenderi eshte 1 miliard leke dhe Dritan Leli kerkon qe keto leke tja jap Flamur Mamaj sepse i ndajne bashke. Jemi ne nje stres te madh, pasi nuk dime si te veprojme ne kete rast, pasi VKM-ja e thot qarte qe kete sherbim duhet ta marre sh.a. Illyrian Guard qe eshte kompani shteterore.

Ju lutem denoncojeni kete afere te turpshme!