Dekriminalizimi, ligji që mbron mafien e politikës

586
Zyrtarisht duket sikur politika, qeveria dhe shteti në Shqipëri e kanë kryer misionin e tyre, ose më saktë janë prezantuar përpara shqiptarëve e ndërkombëtarëve, me kapardisjen se gjoja “e kanë zbatuar plotësisht” kushtin e vendosur prej BE e SHBA për dekriminalizimin e parlamentit, të qeverisë, të administratës publike, të diplomacisë, të politikës e të pushtetit lokal, me nxjerrjen e formularit të dekriminalizimit, me plotësimin e tij me vetë-deklarim dhe me verifikimin që ka nisur t’i bëhet e do të vazhdoj të bëhet për shtetarë e politikanë që përfshin ky proces, duke kaluar në “filtrin” e verifikimit të KQZ e të institucioneve të drejtësisë që autorizon ligji. 

Por në fakt, ka një mangësi të lënë qëllimisht jashtë këtij formulari. Eshët një mungesë e cila nuk e bën pastrimin e plotë të shtetit e politikës nga individët që kanë qenë, ose që janë ende pjesë e botës së krimit. Gazeta “Telegraf”, ka zbuluar një “dhelpëri” të bërë në ligjin për dekriminalizimin. Në ligj këtë ligj është futur një kufizim që është tentuar të kaloj në heshtje krimet e kryera në çdo shtet të botës. Në ligjin për dekriminalizimin, krerët e lartë të politikës e shtetit që kanë hartuar këtë ligj dhe që kanë konceptuar e miratuar formularin e deklariminalizmit, kanë parashikuar e vendosur që në të përfshihen vetëm ata persona që janë dënuar, hetuar, ndaluar e dëbuar për precedente e vepra penale që i kanë kryer vetëm në vendet anëtare të BE. Sipas ligjit në fjalë, ata që kanë pasur e kanë precedentë penalë, që janë dënuar, arrestuar, hetuar e dëbuar për vepra penale nga shtete jo anëtare të BE, nuk trajtohen në proces dekriminalizimi. Absurdi përbën një skandal që ka lidhje me një krim tjetër shtetëror, të organizuar në bashkëpunim prej drejtuesve të lartë shtetëror e politikë shqiptar, prej ekspertëve që e kanë konsultuar e prej deputetëve që e kanë miratuar, por edhe prej atyre strukturave shtetërore të drejtësisë që e zbatojnë këtë ligj. 

Sipas ekspertëve të drejtësisë, kufizimi i veprimit të ligjit vetëm për veprat penale të kryera vetëm në vendet e BE nga zyrtarë, politikanë, shtetarë e të zgjedhur të lartë ligjvënës dhe ligj-zbatues shqiptarë, përbën krim të qëllimshëm e në grup, për të fshehur krimet e kryera. Kjo është bërë me qëllim, që të zyrtarë të inkriminuar jashtë vendeve të BE, të mos preken nga ligji i dekriminalizimit, duke vijuar të vazhdimin në detyra ose futjen në zyrat e shtetit e të politikës shqiptare! Këtë skandal e zbuloi gazeta “Telegraf”, nga “skaneri” i bërë në një paragraf të deklaratës publike të avokatit mbrojtës të kryebashkiakut të Kavajës, zotit Elvis Rroshi, arrestuar për mos deklarim të gjendjes së tij penale në kohën e qëndrimit jashtë Shqipërisë. Avokati i kryebashkiakut të Kavajës, një figurë e lartë zyrtare e drejtësisë shqiptare dhe konstitucionalist i njohur e me përvojë, në përpjekje për të liruar klientin e tij Rroshi, që u arrestua në bazë të ligjit të dekriminalizimit, ka gjetur një “shteg” të hapur në ligjin për dekriminalizimin. Ai ka deklaruar, se arrestimi i klientit të tij është bërë mbi prova të pabaza, duke shfrytëzuar një “vrimë të zezë” të këtij ligji. Konkretisht, duke iu referuar dëbimit të Elvis Roshit nga Zvicra, ai tha: “Dosja për Elvis Rroshin nuk ka asnjë provë dhe është e bazuar në informacione policore. Bëhet fjalë për dëbimin nga Zvicra. Por, në bazë të ligjit të dekriminalizimit nuk ka nevojë të deklarohet dëbimi, pasi Zvicra nuk është vend i BE”! Mjafton ky zbulim, për të kuptuar se çfarë rezulton prej kësaj “vrime” të lënë në ligj, prej të cilës mund të kalojë e të shpëtoj një “ushtri e tërë zyrtarësh, që janë kontingjent krimesh penale në shtetet e tjera. Çfarë “marifeti” është bërë në ligjin për dekriminalizimin? 

Cilët shtetarë, qeveritarë, zyrtarë e politikanë favorizon ky “marifet” dhe për çfarë i favorizon? Ky kufizim i bërë në ligjin e vetë-deklarimit për efekt të dekriminalizimit, përfshin, bllokon e ndëshkon ata që kanë “damka “penale” vetëm në vendet e BE. Por nuk prek ata që janë dënuar, ose që janë ende në kërkim në vendet që nuk janë anëtare të vendeve të BE! Ndaj dhe sipas ligjit, avokati i Roshit ka të drejtë, mbasi ligji nuk e detyron klientin e tij që të deklaroj nëse është dëbuar, dënuar e arrestuar në Zvicër e në shtete që nuk janë anëtare të BE. Ky kufizim ligjor është i vlefshëm vetëm për ata deputetë, ministra, ambasadorë, politikanë, krerë shteti, zv/ministra, drejtorë, prefektë, kryebashkiakë dhe të zgjedhur lokalë që janë me dosje penale vetëm brenda vendeve anëtare të BE. Çfarë ndodh? Nëse dikush nga funksionarët që i përfshin ligji, rezulton me dosje penale në një shtet të BE, duhet ta vetë-deklarojë në formularë dhe e prek ligji. Ndërsa nëse figuron me dosje penale në ndonjë shtet tjetër që nuk është anëtar i BE, nuk ka detyrim ligjor ta vetë-deklarojë dhe nuk e prek ligji i dekriminalizimit. Psh., një deputet, ministër, drejtor, zv/ministër, ambasador e politikan i lartë ka kryer krim në Zvicër, Turqi, Maqedoni, Kosovë, Bosnjë e në çdo vend tjetër që gjendet brenda Europës por nuk është anëtar i BE, nuk preket nga ky ligj. Përkundrazi, quhet “i pastër” dhe ka të drejtën ligjore të vazhdoj të ushtroj funksionet zyrtare e politike që ka, ose të kërkoj të zërë funksione të tilla. Ky cilësohet si një kufizim me shmangie ligjore, që nuk është prej pakujdesisë dhe paaftësisë profesionale të hartuesve e miratuesve të ligjit, por është skenar i qëllimtë i paramenduar prej elitës së politikës e shtetit shqiptar, për të shpëtuar “lëkurën” e tyre dhe të vartësve të tyre që i kanë shokë, familjarë, sekserë e realizues krimesh ekonomike-financiare, bashkëpunëtorë në trafiqe, ortakë biznesi e shërbëtorë, për të lënë veten dhe ata jashtë kornizës së veprimit të ligjit për krimet e kryera jashtë vendeve të BE e për rrjedhojë, për të mbetur brenda e në krye të kupolës dhe strukturave të politikës dhe shtetit!
——————————————————————
Fonde që nuk u jepen komuniteteve në nevojë, por u jepen “komiteteve” që i shërbejnë interesave të politikës dhe pushtetit
Qeveria u jep miliona OJF-ve, për të “recituar” citate e fjalime për… hallet e shqiptarëve
1. Fondi, luftë dhunës në familje: 276 milionë lekë 
2. Fondi, luftë kundër evazionit fiskal: 232 milionë lekë 
3. Fondi, luftë kundër analfabetizmit: 185 milionë lekë 
4. Fondi, luftë, kundër varfërisë: 100 milionë lekë 
5. Fondi, luftë vetmisë së të moshuarve: 89 milionë lekë 
6. Fondi, luftë diskriminimit të femrës: 68 milionë lekë 
7. Fondi, luftë e mbetjeve urbane: 72 milionë lekë 
8. Fondi, për mbrojtjen të lumenjve: 41 milionë lekë 
9. Fondi, luftë për mbrojtjen e pyjeve: 55 milionë lekë 
10. Fondi, luftë diskriminimit të romëve: 74 milionë lekë 
11. Fondi, luftë ndaj punës së zezë: 60 milionë lekë 
12. Fondi, mbrojtje qenve të rrugës: 220 milionë lekë 
13. Fondi, luftë kundër obezivitetit: 180 milionë lekë 
14. Fondi, për të sëmurët mendorë: 105 milionë lekë 
15. Fondi, luftë kundër qenve të rrugës: 118 milionë lekë 
16. Fondi, luftë ilaçeve të skaduar: 50 milionë lekë 
17. Fondi, leksione femrave të trafikuara: 900 milionë lekë 
18. Fondi, trajtim fëmijëve të rrugës: 70 milionë lekë 
19. Fondi, luftë kancerit të gjirit: 192 milionë lekë 
20. Fondi, luftë trafikut të narkotikëve: 205 milionë lekë 
21. Fondi, luftë anti-korrupsion në zyra: 172 milionë lekë 
22. Fondi, subvencion për bankën e gjakut: 200 milionë lekë 
23. Fondi, luftë kundër “HIV/AIDS”: 80 milionë lekë 
24. Fondi, postera për përmbytjet: 44 milionë lekë 
25. Fondi, luftë ushqimeve të skaduar: 66 milionë lekë 
26. Fondi, luftë për mbrojtjen e mjedisit: 208 milionë lekë 
27. Fondi, luftë karkalecit e minjve të arave: 894 milionë lekë 
28. Fondi, luftë kundër terrorizmit “ISIS”: 330 milionë lekë 
29. Fondi, veprime luftarake me NATO: 256 milionë lekë
30. Fondi, monitorim i etikës në administratë: 210 milionë lekë
Sigal