Dekriminalizimi, Berisha: Rama, nën presionin e kriminelëve, nuk e pranon procesin

435
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama është në presionin e kriminelëve, përsa i takon ligjit të dekriminalizimit. Negociatat e një dite më parë tha ai, janë drejtuar me telefon nga grupi i kriminelëve.
“Ligji i ka të përcaktuara. Këta kanë mbajtur 6 orë komisionin se nuk pranojnë fjalën ‘indicie’. Edi Rama nuk e pranon këtë proces. Nuk po them se larg apo afër, po presioni i kriminelëve mbi të është i jashtëzakonshëm. Prapa tij qëndron si vllau Kokëdhima që e kupton që fill pas këtij procesi do të jetë beteja e madhe për dekusarizimin e Parlamentit, po kaq e rëndësishme sa e para dhe ai thotë të mbetet ky proces në klasë. Se po ngeli dekriminalizimi në klasë unë zgjidhem sekretar i përgjithshëm”, tha Berisha. Ai akuzoi se parlamenti i zotëm është një strofull krimi, duke thënë se “po e çojnë drejt dezintegrimit”. Berisha foli konkretisht për nenin i cili nuk i jep të drejtë prokurorit apo gjyqtarit ti drejtohet gjykatës për masën që ka marrë. Ai e quajti atë një nen stalinist.
Sigal