Dekorata e Vojo Kushit, Veliaj sulmon LSI, vjen përgjigja e kreut të Tiranës

321
Sigal

Kanë vazhduar akuzat mes PS dhe LSI-së në lidhje me dhënien e dekoratave nga ana e presidentit Ilir Meta.

I pari në listën e LSI-së në Tiranë Përparim Spahiu dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj janë përplasur sot, pasi ky i fundit e ka akuzuar Spahiun si pronar llotosh te zona e bustit të ‘Vojo Kushit’.

LEXO EDHE:

Biznesmeni: Blushi më kërkoi 100 mijë euro borxh, që nuk mi ktheu kurrë

Në deklaratën e sotme nga Peza, Veliaj tha se ‘presidenti që do kaq shumë Vojo Kushin dhe dekoratat, sjell të parin e Tiranës për partinë e vet deputetin që ia hipte Vojos sipër’.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Përparim Spahiut, duke e quajtur Veliajn një ‘gënjeshtar patologjik, i cili është rikthyer sërish duke folur për bizneset e shkatërruara prej tij në emër të “bustit të Vojo Kushit’!

Deklarata e plotë e Përparim Spahiut:

Nuk qeveriset me batuta!

Gënjeshtari patologjik i Tiranës qenka rikthyer sërish duke folur për bizneset e shkatërruara prej tij në emër të “bustit të Vojo Kushit”!

I dashur batutaxhiu Erion. ????

E para, prona në fjalë për të cilën flet gallataxhiu i Tiranës ishte me letra që në kohë të Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Edi Ramës.

E dyta, prona në fjalë nuk ishte lloto që na kishte bllokuar bukurinë e Tiranës por një biznes tjetër dhe që u prish për interesa të një oligarku të lidhur me ty.

E treta dhe më e rëndësishmja. Si armik i sipërmarrjes duhet ta dish se të gjitha bizneset e asaj zone janë në procese gjyqësore dhe një pjesë e tyre e ka fituar atë, në dëm të vendimeve të bashkisë. Kjo faturë dështimi do paguhet nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

Por, ti s’e ke problem të humbësh gjygje që s’do t’i paguash vetë.

Njësoj si protektori yt që i faturoi popullit shqiptar 140 milionë euro gjygjesh të humbura edhe ti, po e bën Tiranën tokë të djegur.

Por jo edhe për shumë kohë.

Përgjigjen do ta marrësh më 25 prill.