Ndarja nga jeta e Mikel Jankut, Presidenti Meta: Shembull i qytetarisë dhe edukimit të brezave!

478
Sigal

Presidenti Meta ka shprehur mirënjohje dhe ngushëllime për ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar të sportit, Mikel Janku.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se Janku do të kujtohet me nderim, jo vetëm për kontributin si titullar i “Partizanit” të madh të atyre viteve dhe i ekipit kombëtar, por edhe si shembull i qytetarisë dhe edukimit të brezave të rinj me vlerat më të mira sportive e njerëzore.

Statusi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Ndaj sot dhimbjen e thellë bashkë me familjen Janku, miqtë e të afërmit dhe mbarë sportdashësit, për ndarjen nga jeta të Mikel Jankut, këtij personaliteti të shquar, të futbollit e sportit dhe gazetarisë sportive.
Mikel Janku do të kujtohet me nderim, jo vetëm për kontributin si titullar i “Partizanit” të madh të atyre viteve dhe i ekipit kombëtar, por edhe si shembull i qytetarisë dhe edukimit të brezave të rinj me vlerat më të mira sportive e njerëzore.
U prehsh në paqe, në lartësitë e pafundme aviatori ynë i dashur!