Deklaratat e para të liderëve politikë, vetëm pak minuta pasi mbyllen votimet

482
Sigal

 Ende pa u hapur kutitë e votimit për të numëruar votën, kryetarët e partive (vet)deklarohen …fitues

 Kompani të e sondazhit të Exit- Poll publikojnë  fitues të ndryshëm

  Vetëm 5 minuta pasi kishte kaluar ora 19:00, kufiri kohor, ku është parashikuar  mbyllja e votimit, sipas Kodit Zgjedhor, kompanitë e sondazhit Exit -Poll nxitojnë që të japin rezultatet e para të zgjedhjeve. Ajo që ra në sy, është se kompani të ndryshme publikojnë rezultate të ndryshme, kryekëput të kundërta, dhe japin  fitues të ndryshëm.

3 milionë e 271 mijë e 885 zgjedhës janë thirrur për të votuar në zgjedhjet e 23 Qershorit të 2013-s. Në prag të mbylljes së qendrave të votimit, dy liderët kundërshtarë të politikës, Sali Berisha dhe Edi Rama kanë dalë në konferenca shtypi. I pari ka qenë Kryeministri që pasi ka kërkuar që qendrat e votimit të mbahen hapur deri në votuesin e fundit, kurse kreu i opozitës  Edi Rama, në daljen e tij për media, në orën 19:10  shpalli fitoren.

  Gara elektorale e kompanive të sondazhit Exit-Poll

Ora 19:05 IPP Marketin jep rezultatin e parë: “Fitues e Majta”

 Ora 19:05 Ethet se kush do ta qeverisë Shqipërinë në 4 vitet që vijnë i kanë përfshirë të gjithë. Vetëm 5 minuta pas përfundimit të procesit të votimit, “Ora Neës” dhe IPR Marketing kanë publikuar të dhënat e Exit Poll-it sipas të cilave koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane me 52-56%. Ndërkaq koalicioni i djathtë Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim pason me 39-43 %. Ndërkaq si subjekte partiake PS merr 37-41%, PD 33-37%,LSI7-11%, PDIU 1,5- 3,5%, ndërsa PR 1,0-1,3%. Edhe për qarkun e Tiranës koalicioni i majtë kryeson me 51-55%, që e përkthyer në mandate luhatet 17-18 mandate, e djathta me 39-43% e cila merr 13-14 mandate. Ndërkohë, dy subjektet politike, FRD-ja dhe AK-ja luftojnë për marrjen e një mandati në kryeqytet. FRD-ja me 2.0-4.0% që e konvertuar në mandate është 0-1 mandat dhe AK-ja me 1.0-3.0 me 0-1 mandat.

0ra 19:55 Rifreskimi i të dhënave

Koalicionet kanë ruajtur të njëjtin nivel, ndërkaq tek subjektet politike vihet re një rritje për PD me 0,5%, LSI 0.5%, PDIU me 0,5%. Për Qarkun e Tiranës koalicioni i djathtë ka regjistruar rritje me 2%, e përkthyer në mandate 14-15 mandate.

Ora 21

Sontazhi i tretë i kësaj kompanie tregon se PS-ja ka 38,5-40,5 %, PD-ja 33,5-37,5%,LSI-ja 7,5 -11.5 %, ASHE-ja e Majta,  51,5-55,5 %, ARMI,  e djathta, 39,5-43, 5%. FRD-ja 1,5 – 3,5 %, AK-ja, 1-3 %.  Për Qarkun e Tiranës, ASHE ka 17-18 mandate, ndërsa ARMI 14-15 mandate.

  Ora 19:50 Exit Poll, Civitas Albania: PD 42%, ndërsa PS 40%

Në orën 19,50 një tjetër Exit- Poll, i dyti shpall rezultatet paraprake. Sipas Exit- Poll të bërë nga Civitas Albania, nxjerr rezultatet e para, ku sipas Civitas Albania rezultatet janë: Partia Demokratike si subjekt kryeson ndaj Partisë Socialiste me 42 % , ndërsa Partia Socialiste 40%. Ndërsa sa i përket ndarjes së Koalicioneve, Koalicioni që kryesohet nga Partia Demokratike kryeson me 48% ndaj asaj të Partisë Socialiste me 46%. Ndërsa theksuan që në lidhje me ndarjen e mandateve, do prononcoheshin më vonë. Ngelet për t’u parë saktësia e sondazhit, edhe pse përfaqësuesit u kujdesën të përmendin se ky Exit -Poll ishte organizuar nga specialistë amerikanë me eksperiencë në këtë fushë. Eksperiencë edhe në fushatën e SHBA, ku pretendojnë se u vërtetua sondazhi i tyre.

Mandatet
Anzalone Liszt Grove Research  në bashkëpunim me Civitas Albania shpalli dhe rezultatin e përkthyer në mandate.

Në Durrës, rezultati i përkthyer në mandate është, PD 8 mandate, PS 5 mandate.
Elbasan, PD 7 mandate dhe PS 7 mandate
Fier PD 7 mandate dhe PS 9 mandate
Lezhë, PD 5 mandate dhe PS 2 mandate
Tiranë, PD 16 mandate dhe PS 16 mandate

  Rama shpall fitoren e ‘Rilindjes’ në orën 19:10. PD-ja: Kështu the edhe në 2009. Fitorja  është e jona

   Ora 18:30 Berisha: Do respektoj verdiktin e sovranit!

Ora 18:30 Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat në orën 18:30 minuta i pyetur mbi rezultatin për këto zgjedhje, tha se “Partia Demokratike do të respektojë pa asnjë hezitim verdiktin e sovranit”. Madje, më tej tha se, “këtë premtim apo garanci nuk e ka dëgjuar ‘nga shoku i Kurbanit’, Kryeministri i vendit dhe lideri i koalicionit të djathtë në daljen e parë zyrtare për mediat nga selia blu ka kërkuar nga komisionerët e të gjitha forcave politike që të mbajnë hapur qendrat e votimit sa kohë para dyerve të qendrave vazhdon të ketë njerëz që presin të votojnë. Këtë shtyrje të procesit të votimit Kryeministri e lidhi me tre grupe kryesore të votuesve që mund të mos kenë patur mundësi të votojnë deri më tani për arsye të ndryshme, konkretisht të rinjtë, të moshuarit dhe emigrantët.  “Falënderoj qytetarët që e bënë procesin e votimit të pjesëmarrjes më masive deri më sot. Përshëndetje shumë të veçantë kam për komisionerët e PD dhe gjitha forcat politike, sot ata kanë qenë njerëzit e ligjit. Ligji zgjedhor ankand vendit nuk është zbatuar më me përgjegjësi dhe vendosmëri se sot. Historia e bllokimeve të pjesshme duhet se është arkivuar. Procesi zgjedhor po shkon drejt finalizimit, por unë kam një thirrje për të gjithë komisionerët, në përputhje me ligjin të mbajnë të hapura QV për sa kohë njerëzit para tyre presin të votojnë. Është koha që tre kategori njerëzish po u drejtohen qendrave të votimit, së pari, të rinjtë që duke pasur këtë ditë të bukur kanë pasur si aktivitete plazhin, së dyti të moshuarit që në këtë vapë kanë pritur një orar të përshtatshëm dhe së treti emigrantët që kanë pasur në axhendën e tyre vizitat tek të afërm dhe miq. Pra është në detyrimin ligjor që komisionerët e të gjitha forcave politike të mbajnë hapur qendrat e votimit sa kohë që te dera e tyre presin njerëz për të votuar”- tha ai.

   Ora 19:10 Edi Rama: Nga të dhënat deri tani, Rilindja ka fituar mbi rrënimin

Ora 19:00 Kryetari i PS- së, Edi Rama ka deklaruar në një dalje për shtyp në selinë socialiste se nga të dhënat paraprake që disponohen, e Majta ka fituar zgjedhjet parlamentare.
“Bazuar mbi të dhënat tona, Rilindja ka fituar mbi rrënimin.
E dyta, Aleanca për Shqipërinë europiane do e realizojë objektivin e shpallur të mandateve. E treta: Komisionerët dhe KQZ, kanë përpara ligjin elektoral që përcakton qartësisht modalitetet sesi duhet të veprohet kur mbërrihet limiti kohor, ora 19:00”. Më pas Rama shkroi një shënim Facebook
“Edhe sot keni qenë fantastikë! Të dhënat tona të brendshme flasin për fitoren e dëshiruar, por s’ka mbaruar. Mbaron vetëm kur fitorja të vuloset dhe festa të fillojë. Deri atëherë ka ende shumë punë. Duke nisur nga këto 30 minuta të fundit për të votuar. Kjo kohë është flori! Kush s’ka votuar të vrapojë drejt qendrës së votimit. Kush ka votuar të rëndë përmes telefonit nga numri në numër për të verifikuar se çdokush në adresarin tuaj ka votuar! Kush është jashtë të bëjë të njëjtën gjë, ju lutem mos neglizhoni asnjë sekondë të këtyre 30 minutave të paçmueshme.
Votoni votoni votoni! Rilindja është tek pragu. Shtrojani rrugën e mbetur me sa më shumë vota akoma. Kjo është edhe mbrojtja më e sigurt e votës. Dyfishimi, trefishimi, shumëfishimi i votës tënde! Forca, kemi edhe 30 minuta për të bërë histori!”

Rama SMS në celularë: Në kuti, fitorja e jona. Ata që po ikin përpiqen ta përmbysin
Ora 20:50 -Në prag të nisjes së numërimit të votave, Edi Rama ka dërguar një mesazh në celularët e qytetarëve, ku bën thirrje që të mbështetin fort fitoren  e PS-së, pasi ata që po humbin sipas tij po bëjnë përpjekje ta përmbysin atë.  Mesazhi i plotë i Edi Ramës në celularët e qytetarëve :“Shqipëria votoi dhe zgjodhi Rilindjen! Fitorja në kuti është e thellë, por zgjedhjet nuk kanë mbaruar. Tani është pjesa më e rëndësishme e të gjithë procesit. Ata që po ikin do bëjnë përpjekjen e fundit të përmbysin fitoren. Secili nga ju, brenda apo jashtë QV, duhet të qëndrojë fort e të mbështesë fitoren! Edhe një përpjekje e fundit miq dhe pastaj ka vetëm Rilindje!”.

   Ora 19:30 Bregu: PD-ja ka fituar bindshëm, Rama disfatë spektakolare

Ora 19:30 Partia Demokratike shpall fitoren paraprake, ende pa u mbyllur qendrat e votimit, të cilat kanë kaluar orarin zyrtar (ora 19:00). Pas shpalljes së fitores nga ana e kreut të PS-së, Edi Rama, në një konferencë për shtyp Majlinda Bregu tha se Rama do të përjetojë fitore më të thellë se ajo e vitit 2009.

“Rama është kopja e keqe e vetes së tij. Të njëjtën gjë bënte ne 2009. Ju siguroj se emër të PD-së që sondazhet tona tregojnë se shqiptarët kanë votuar bindshëm për ne. I bëjmë thirrje, të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve tanë të mbyllim me sukses ligjërisht këtë. Edi Rama vulosi disfatën e radhës, por këtë radhë më të thellën. Sondazhet tona dhe trendi i votës së qytetarë konfirmojnë fitoren e aleancës sonë. Zoti Rama shpresoj se, ka pasur një pritshmëri të mos humbte thellë, por humbje spektakolare si këtë radhë nuk ka përjetuar asnjëherë”, deklaroi Bregu.

     Ora 20:45 Kreshnik Spahiu: “AK-ja ka marrë mbi 200.000 vota”

 Menjëherë sapo mbaroi procesi i votimit, në orën 20:45, kryetari i AK-së, zoti Kreshnik Spahiu doli në një deklaratë për shtyp ku konfirmoi fitoren spektakolare të AK-së në Tiranë.  Spahiu deklaroi se, AK-ja ka marrë një ortek votash në kryeqytet, po ashtu edhe në disa nga qarqet kryesore të vendit.  “Edhe këtë herë në Shqipëri nuk u zhvilluan  zgjedhje të lira dhe të ndershme por muskujt e PS dhe PD treguan forcën e tyre për të grabitur votën e shqiptarëve. Megjithatë, AK-ja me votën e saj të fshehtë ka mundur të administrojë  votën e kuqezinjve dhe ne ju themi se do të shënojmë një fitore madhështore në këto zgjedhje. AK-ja ju bën apel qytetarëve që janë në panik nga mafiozët Berisha dhe Rama që të jenë të qetë pas 24 orësh pasi vota kuqezi do të triumfojë dhe ne do ta mbrojmë atë me çdo kusht. Nëse do të prekni një votë të vetme do të jeni në gjak me aktivistët e AK-së”, – deklaroi kreu i AK, Spahiu. Po ashtu Kreshnik Spahiu konfirmoi fitoren e disa mandateve në Tiranë, dhe përveç Tiranës, AK-ja sipas Spahiut ka fituar Kavajën, Fierin, Elbasanin, Durrësin dhe Vlorën, pikërisht qarqet ku AK ka pretenduar që në fillim.

   Ora 20:15 FRD, Topi entuziast: Kemi kaluar pritshmërinë!

Ora 20:15-Kreu i Frymës se Re Demokratike, Bamir Topi tha se FRD pret një rezultat përtej pritshmërive. Nëpërmjet një konference për shtyp nga selia e FRD-së, Topi theksoi rëndësinë e pritjes së rezultatit me qetësi. “Ne presim rezultat madje më shumë se aq, jemi mbi pritshmëritë tona. Puna nuk ka përfunduar, ne presim që mbas të gjithë të dhënave, një rezultat jo vetëm në kufijtë e pritshmërisë, por më shumë se aq. Unë i bej apel të gjithë partive politike, mbarë shoqërisë që në këtë moment ta presim rezultatin me shumë qetësi. Është një moment shumë i rëndësishëm, që do të bëjë të mundur fundin e tranzicionit”,- tha Topi dhe  dënoi ngjarjen e shënuar në pret e para të ditës në Laç, ndërsa ngushëlloi familjen. Kreu i FRD falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në mbarëvajtjen e procesit të votimi

Wollfarth dhe ambasadorët e BE ndjekin bashkë përfundimin e procesit të votimit

 Ora 20:29 Ilir Meta:  ‘ASHE’ fitore plebishitarë, LSI   me 15- 20 mandate

Ora 20:29 Kreu iLSI, Ilir Meta nëpërmjet një konference për shtyp ka shpallur fitoren e koalicionit të majtë. Meta ende pa filluar procesi i numërimit të votave, u shpreh bindur se në kuti do të dalin 20 mandate për koalicionin ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ndërkohë që,LSIdo të marrë 15 deri 20 mandate. “Dua të falënderoj për këtë fitore plebishitare për opozitën dhe për këtë votim të jashtëzakonshëm që ka ndodhur sot përLSI. Jam i bindur nga të dhënat tona dhe vlerësimet e pavarura seASHEka tashmë në kuti 80 mandate, dheLSIka në kuti 15 deri në 20 mandate”, u shpreh Meta i cili duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, tha se bindja e tij bazohet në Exit-Poll-et dhe përllogaritjeve online. Lideri iLSI-së bëri thirrje komisionerëve dhe numëruesve në qendrat e votimit që të vijojnë procesin normalisht, për ti dhënë fund njollës që kryeministri i bëri procesit me trysnin që ushtron mbi votuesit. “E rëndësishëm procesi të vijojë normalisht. Komisionerët dhe numëruesit tanë të bëhen pjesë e një procesi që na nderon si një vend evropian. Jam i bindur se angazhimi qytetar për këtë proces që u minua nga Berisha do të bëjë gjithçka për të lënë pas njollat që procesi mori për të arritur ato objektiva të pamundura të ish-kryeministrit Berisha për të bërë trysni mbi votën e qytetarëve” tha Meta. Kreu iLSI-së, siguroi se koalicioni i majtë dot mbrojë votën plebishitare të Shqipërisë, deri sa vota e fundit të numërohet.

Ndarja e mandateve midis koalicioneve dhe brenda vetë koalicioneve

Ndarja e mandateve midis koalicioneve dhe brenda vetë koalicioneve do të përbejë një përpjekje, ku partitë jo vetëm që do të tentojnë t’i marrin vota kundërshtarëve, por përkundrazi do të tentojnë t’i marrin vota edhe njëri-tjetrit brenda të njëjtit koalicion. Por sikurse e shpjeguam në numrin e kaluar, ku kod i jep prioritet partive të dyta, kur shikon se llogaritë i heqin apo i lënë pa vlerë shumë vota partive të para shuma e të cilave arrin deri në 10% të votave.

Ndarja e mandateve në Qarkun e Vlorës

Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga  partitë politike  në Qarkun e Vlorës kanë marrë pjesë po aq votues sa edhe në 2009-n. Nëse një pjesëmarrje e tillë është e vërtetë, atëherë do të ruhet i njëjti rezultat si ai i zgjedhjeve të 2009-s. Sipas të dhënave zyrtare në zgjedhjet e  2009-s në këtë qark kanë marrë pjesë në votime 106 016 votues. Koalicioni i Djathtë ka marrë 42 000 vota  me gjithë aleatët, ose 40 % të votave. E Majta ka marrë 62 000 vota me gjithë LSI, në total   60% të votave. Në këto rezultate nuk është llogaritur dalja e Idrizit si forcë më vete (larg PS së 2009)  dhe kandidimi i Arben Malajt më vetë. Gjithsesi, rezultati midis këtyre dy forcave megjithëse diferenca në përqindje është rreth 20 % , nuk mund ta kalojë në ndarje mandatesh rezultatin 7 me 5.

 Sipas ligjit  ja si do ndahen 12  mandatet e Vlorës nëse do jenë të njëjta vota si ato të 2009-s

Koalicioni Majtë ~ 62 000 vota                                Koalicioni i Djathtë 42 000 vota

: 1 = 62 000 vota   (deputetin e 1)                            : 1  = 42 000 vota (deputetin e 2)

: 2 = 31 000 vota    (deputetin e 3)                             : 2  = 21 000 vota  (deputetin e 4)

: 3 = 20 600 vota    (deputetin e 5)                             —————————————-

: 4 =  15 500  vota    (deputetin e 6)                          : 3  = 14 000 vota (deputetin  e 7)

: 5 =  12 400 vota (deputetin e 8 )                             : 4  = 10 500 vota (deputetin e 9)

 : 6 =  10 300 vota (deputetin e 10)                           ———————————————

: 7 =  8800 vota (deputetin e 11)                                :5 = 8400 vota ( deputetin e 12 )

Pra sikurse shihet, kjo është mënyra e ndarjes së deputetëve sipas kodit të përgatitur  nga Kastriot   Islami e që u miratua pas marrëveshjes Rama-Berisha në zgjedhjet e 2009-s, kur u tentua për të lënë jashtë loje LSI-në e Metës, e cila në atë kohë ishte jashtë të dyja koalicioneve. Në këtë mënyrë kandidatit të pavarur Malaj apo partive të tjera i duhet të paktën të kenë marrë  8401 vota ( pra + 1 më shumë se mandate i fundit) që ta marina to këtë mandate. Por problem i këtyre zgjedhjeve nuk është vetëm ndarja e votave midis koalicioneve por edhe brenda koalicioneve . Ndarja e mandateve brenda koalicioneve do të bëhet me një tjetër mënyrë llogaritjeje dhe se tregon më së miri se vota e qytetarëve është future në një labirint, ku qëllimi kryesor është pazari i pistë dhe jo demokracia e pastër. Për të gjitha këto PS dhe PD  ose më drejtpërdrejtë Rama dhe Berisha janë përgjegjës të këtij lloj sistemi numërimi.

Ja si bëhet ndarja e mandateve brenda koalicioneve duke  marrë si shembull rastin e të Majtës në Vlorë

PS ka marrë 47 000 vota; PBDNJ ka marrë 6000 vota; LSI ka marrë 3800 vota. Atëherë  7 deputetët e të Majtës do të ndahen në këtë mënyrë:

Partia Socialiste

 47 000: 1 = 47 000  vota merr deputetin e 1

 47 000: 3 = 15 660  vota merr deputetin e 2

47 000: 5 = 9400  vota merr deputetin e 3

47000: 7 = 6700  vota merr deputetin e 4

47000: 9 = 5200  vota . Meqenëse PBDNJ ka 6000 vota deputetin  e 5 brenda koalicionit të Majtë e merr Partia e Dules pasi 6000 vota : 1 = me 6000 vota. Kjo shumë është më e madhe se 5200 vota, ku ka arritur pjesëtimi me 9 i së socialistëve. Vazhdojmë, 6000 do e pjesëtojmë  me 2 = 3000 vota dhe kjo parti do marrë mandat tjetër nëse do i vijë radha deri tek numri 3000. Atëherë vota e socialistëve e pjesëtuar me 9 na jep shumën 5200 dhe socialistët marrin mandatin e 6. ( 47 000: 9 = 5200 vota merr mandatin e 6 ). Duke vazhduar përllogaritjet; 47 000 :11= 4272  vota, PS-ja merr mandatin e 7. Këtu mandatet  mbarojnë dhe votat e tjera brenda së majtës nuk kanë më vlerë, pasi kaq mandate (7) ka grumbulluar e Majta. LSI, e cila ka marrë 3800 vota  nuk merë mandate sepse mandatin e fundit e mori PS-ja me 4272 vota. Që LSI të merrte 1 mandat duhej të kishte + 1 votë më shumë se votat e fundit të PS të pjesëtuara me 11, pra duhej të kishte 4272+1 = 4273 vota. Sikurse shihet kjo është llogaritja dhe ndarja e mandateve brenda koalicioneve, e cila është shumë e koklavitur dhe një skandal nëpërmjet, të cilit partitë e mëdha shpikin lloj –lloj gjërash për të bërë më të vështirë numërimin dhe dërgimin e votës tek i zoti. Marrëveshja Rama –Berisha i rëndon së tepërmi partitë e vogla, të pavarurit, por edhe vetë PS. Ndaj ka ardhur koha për një sistem të pastër proporcional kombëtar nga Vermoshi në Konispol.