Deklarata në emisionin televiziv, procedohet penalisht edhe kryetari i Bashkisë Mallakastër

507
Sigal

Pas procedimit penal të kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokoj, një tjetër kryebashkiak është proceduar penalisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale “Thirrje për veprime të dhunshme”.

Gjatë një emisioni televiziv, Kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale “Thirrje për veprime të dhunshme”, në lidhje me procesin zgjedhor.