I merr flakë tableti gjatë gjumit, 11 vjeçari shpëton mrekullisht

492
Sigal

Zjarrfikësit thanë se pajisja ishte lënë në shtrat pranë kokës ku flinte 11-vjeçari Callum Hawkins dhe nëse nuk do të ishte hequr edhe për 10 minuta mund të kishte filluar një zjarr, shkruan, Mirror.

Një tablet që vogëlushi para se të flinte e kishte lënë në kokën e krevatit të tij pranë vetes kishte marrë flakë dhe madje kishte djegur edhe dyshekun gjatë natës.

Pretendohet se Callum Hewkin, 11 vjeç, kishte 4 vite që përdorte këtë tablet dhe madje edhe gjatë orëve të gjumit e mbante në karikim por ama me karikuesin e tij origjinal dhe as nuk mund ta mendonte se do të ndodhte diçka e tillë.

Të nesërmen në mëngjes ai i tha mamaja e tij se ishte mbërthyer në shtratin e tij – dhe ajo gjeti dhomën e saj plot me tym.

Zjarrfikësit thanë që nëse do të shtyhej sikur edhe 10 minuta fikja e objektit me siguri mund të kishte filluar një zjarr.