Deklarata – Akuzat e Manjanit për Ministrat, Llalla: Do thirret në Prokurori

434
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, ka deklaruar se organi i akuzës do të thërrasë ish-Ministrin Manjani për të dëshmuar lidhur me akuzat publike të adresuara në drejtim të disa Ministrave të kabinetit Rama.
I ftuar në “Opinion”me gazetarin Blendi Fevziu, Llalla vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me z.Manjani gjatë kohës kur ai ishte në krye të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa evidentoi gatishmërinë e Manjanit për tu bërë pjesë e hetimit.
Intervista
Llalla: Institucioni i Prokurorisë ka marrëdhënie tepër korrekte, bashkëpunuese, me të gjithë institucionet e tjera në vend, më së tepërmi me Ministrinë e Drejtësisë baqshkëpunimi ynë lidhet shumë. Përmes kësaj Ministrie përcillet i gjithë dokumentacioni që ne kërkojmë të dhëna në zyra homologe, ashtu siç i kërkojnë dhe ato prej nesh. Kemi pasur një bashkëpunim shumë të frytshëm me zotin Manjani gjatë gjithë kohës që ka qenë në krye të Ministrisë.
Do thirret Manjani të dëshmojë për akuzat e tij?
Llalla: Natyrisht, Manjani ka shprehur vullnetin e tij për të ardhur në çdo kohë për t’u bërë pjesë e hetimit që do të kryejmë.
Ju do ta thërrisni?
Llalla: Natyrisht.
Nëse në dëshmitë e tij implikohen persona të fuqishëm dhe me pushtet do ketë kurajo Prokuroria e Përgjithshme të dënojë zyrtarë dhe funksionarë të lartë politik?
Llalla: Në asnjë rast Prokuroria nuk është treguar e dobët apo e frikësuar.
Nuk ka bilanc, nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion.
Llalla: Zyrtarët nuk i dënoj unë, i dënojnë provat, i dënon ligji.
Provat duhet ti gjeni ju.
Llalla: Patjetër. Kemi detyrimin për të kërkuar mbledhjen e provave.
Sigal