Dekani i arteve mesazh për Ermal Mamaqin: Emisioni është i publikut, jo i menderes tënde!

508
Sigal

Shfaqja e kryeministrit Rama ditën e shtunë në studion e emisionit “Xing me Ermalin” ngjalli reagime të shumta në opinionin publik dhe rrjetet sociale. Një prej personave që reagoi për këtë intervistë të kryeministrit, ishte edhe dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, prof. asoc. Ardian Isufi. Dekani Isufi e komentoi intervistën e Ramës në fillim të vitit si një mënyrë për të përdorur median publike për të “Make Up-uar Ramën”.

“Edhe dielli ndriçon nëpër pellgje të ndyra, por nuk ndotet.” – Diogenes

O ERMAL MAMAQI… O BYTHLËPIRES I PUSHTETIT… emisioni yt është i publikut dhe jo i menderes tënde… kështu që mos përdor median publike për të Make Up-uar Ramën, sepse fatkeqësisht nga “ndotja mediatike” mbi fytyrat tuaja të deformuara dilni që të dy si portrete kllouni me bojatisje banale!”, shkruan Isufi në rrjetet sociale.