Debati për zgjedhjen e drejtorit të ri RTSH! Parlamenti nis procedurat e shkrirjes së Këshillit Drejtues

50
Sigal

Debati për zgjedhjen e drejtorit të ri RTSH! Parlamenti nis procedurat e shkrirjes së Këshillit Drejtues, fut në rendin e ditës shkarkimet në bllok.

Kujtojmë se Kuvendi nisi presionin ndaj institucionit drejtues të operatorit të vetëm publik në vend pasi Këshilli Drejtues me shumicë votash skualifikoi nga gara për drejtor të përgjithshëm të RTSH-së 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësonin kriteret për kualifikim.

Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit.

Nga gara u skualifikuan kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.