David Lega: BE e ka bërë të qartë ligjin për mediat, vetëm në përputhje me rekomandimet e Venecias

160
Sigal

 

Paralajmërimi që përcolli kryeministri Edi Rama se nuk kishte ndryshuar aspak qasje nga synimet e vjetra të qeverisë, lidhur me median online, ka sjellë reagimin e eurodeputetit David Lega. Lega, anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut, shprehet përmes një postimi në Twittter se deklarata e Ramës e kishte surprizuar jo pak. Ai deklaron se ligji është kritikuar fort nga BE, duke kujtuar se ligji për mediat online, duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. “U befasova kur mësova se ndryshimet (e kritikuara fort) të Ligjit të Medias në Shqipëri janë edhe një herë në axhendën e Parlamentit shqiptar. BE -ja ka qenë e qartë: ligji për mediat duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të merret në konsideratë!”, shkruan Lega në Twitter.

Kryeministri Edi Rama u shpreh në tryezën e OSBE-së me temë “Media në Europën Juglindore” se nisma antishpifje e rrëzuar më herët nga Venecia, do të rikthehet sërish.Kreu i qeverisë tha se është i domosdoshëm një ligj për rregullimin e me ligj të portaleve.Ai kritikoi median online, duke folur për fenomenin e përhapjes së lajmeve të rreme. Por që në fakt shqetësimi për ‘fake news’ fsheh në vetvete qëllimin për krijimin e mekanizmave qeveritarë për të kontrolluar mediat në tërësi.