Damian Gjiknuri: PS gjithnjë e më pranë qytetarëve

104
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është ndalur në rikonstruksionin e kryer në Blloqet 1 dhe 2 të pallateve në Elbasan. Numri 2 i Partisë Socialiste shprehet se rikonstruksioni ka një risi, pasi pallatet tashmë janë pajisur me veshje me sistem kapot që ndihmon në rritjen e eficiencës së energjisë elektrike. “Blloku i pallateve në lagjen 1 dhe 2 të qytetit i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë ku veç ndërhyrjes në fasada është realizuar dhe veshja e tyre me sistem kapot, një praktikë që redukton me 30% koston e energjisë elektrike, pjesë e Programit Kombëtar të efiçencës energjetike”- shkruan në rrjetet sociale Gjiknuri, ndërsa ka publikuar edhe pallatet që kanë pasur edhe rinovim të fasadës. Energjia elektrike ka qenë ndër temat kryesore në rezymenë e këtij viti kjo edhe për shkak të krizës së imponuar nga lufta në Ukrainë. Përdorimi sa më eficient i energjisë elektrike ka qenë temë në fokus e shumë diskutimeve edhe në rang global. Gjiknuri ka evidentuar disa nga masat që ka marrë Bashkia Elbasan si drejtues i këtij Qarku në lidhje me përmirësimin e mundësive për ngrohje në periudhën e dimrit veçanërisht për shtresat në nevojë.