Basha: Thirrje për protesta më 8 dhjetor, të votohet dhe testi i drogës

190
Kryetari i Partisë Demokratike fton maxhorancën të votojë dhe amendamentet për testin e drogës, bashkë me drafin konsensual të dekriminalizimit, i cili pritet të miratohet nesër në parlament.
Në një deklaratë para deputetëve të grupit parlamentar që u transmetua live në media Basha tha:
“Ligji konsensual i dekriminilazimit vendos filtrin e pakalueshëm të personave me rekorde kriminale në parlament dhe poste publike. Drafti konsensual prêt miratimin në parlament, por unë sot u bëj thirrje deputetëve të japin miratimin dhe për testin e drogës. Politikbërësit duhet të jenë të parët për të dhënë shembullin”
Ligji parashikon ndërprerjen e çdo mandati të çdo kujt që bie ndesh me ligjin. “Nuk do të ndodhë më që ta shohin veten deputetë. nuk do të ketë më nga kjo kategori. Ata që ligji i zë në detyra të pamerituara ikin” tha Basha.
“Qeverisja me krimin ishte zgjedhje e Ramës për të ardhur në pushtet. Momenti ku kemi ardhur është arritje dhe frytet do i gëzojnë brezat” tha Basha duke përsëritur thirrjen për tiu bashkuar protestës më 8 dhjetor.