Damian Gjiknuri: Plantacionet e bajameve në Cërrik një mundësi e mirë për të zhvilluar zonën dhe për të krijuar vende pune

136
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është ndalur edhe në plantacionet me bajame gjatë vizitës së tij në Cërrik. Në një publikim tijin në rrjetet sociale Damian Gjiknuri shkruan “Gjatë vizitës në Cërrik bashkë me Andisin patëm kënaqësinë të ndaleshim në plantacionet me bajame. Fermer Çimi ka përfituar nga programi IPARD vlerën e 14 milion lekëve të reja duke mbjellë rreth 20 mijë fidanë bajame, me prodhimin e të cilave mbulon tregun vendas dhe të huaj. Aktiviteti i tij është më i gjerë pasi veç bajames kultivon edhe arra, lajthi e kivi duke u kthyer në një prej eksportuesve më të mëdhenj të bajameve në Ballkan.” Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri ka deklaruar se në plantacione janë mbi 40 të punësuar dhe se pagesat janë të kënaqshme. “ Gjatë bashkëbisedimit u informova se vetëm në plantacionin e bajameve punësohen mbi 40 punonjës sezonalë me pagesa tepër të kënaqshme. Ky është një shembull që duhet ndjekur nga fermerët e tjerë, të cilët nuk duhet t’i lënë tokat djerrë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste vijon prej disa ditësh me takime në zonën e Elbasanit ku është njëherësh edhe Drejtues Politik i këtij Qarku. Në takime Gjiknuri është shoqëruar nga krerët e Bashkive në një tur për të parë të gjithë punën e kryer gjatë mandatit të tyre.