Studentët e Fakultetit të Drejtësisë shkresë me 4 pika dekanit të fakultetit

622
Sigal

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës i kanë dërguar ditën e sotme një kërkesë me 4 pika dekanit të këtij fakulteti.

Në këtë shkresë drejtuar dekanit theksohen pikat si: bojkoti zyrtar i mësimit, mospagimi i tarifave deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat, shtyrja e sezonit dhe procesit mësimor për shkak të situatës së krijuar dhe gjithashtu qartësimin se pedagogët janë në protestë në mbështetje të studentëve, kështu që duhet të rikthehet në vend dinjiteti i pedagogëve.

Kërkesa e plotë:

KËRKESË

Tiranë, më 10/01/2019

DREJTUAR: Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë gjatë diskutimeve të zhvilluara ditën e sotme vendosën përpilimin e kërkesave të mëposhtme:

1-Bojkot zyrtar mësimor deri në plotësimin e 8 kërkesave

2-Mospagimi i tarifave të shkollimit deri në marrjen e përgjigjes për 8 kërkesat tona

3-Shtyrja e sezonit dhe procesit mësimor për shkak të situatës së krijuar për studentët e FDUT

4-Studentët duan edhe njëherë të qartësojnë se janë në këtë protestë së bashku me pedagogët dhe ne kërkojmë që sa më pare të rikthehet në vend dinjiteti i pedagogëve.

STUDENTËT