Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është ndalur me takimet e tij në Rajonin 5 në Elbasan zonë e cila ashtu sic njofton edhe Drejtuesi Politik I Qarkut, po ni nënshtrohet një transformimi të plotë. “Lagjia “Haxhias” e Rajonit 5 në Elbasan po i nënshtrohet një transformimi të plotë falë investimit nga Bashkia në bashkëpunim me qeverinë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që përfshin shtrimin me asfalt dhe sistemimin e rrugëve duke u ardhur në ndihmë mbi 5000 banorëve.” Ka deklaruar Gjiknuri në rrjetet sociale ndërsa shton “pas përfundimit të mjaft investimeve në qendër të qytetit, tashmë Bashkia Elbasan po shtrihet në lagjet e qytetit duke aplikuar projekte që përfshijnë në total shtrimin e mbi 70 mijë metra katror asfalt.” Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS “Projekte të tilla prekin sipërfaqe të mëdha dhe adresojnë problemet e ngritura nga qytetarët në shumë lagje duke përmirësuar jetesën e tyre.”




















