Damian Gjiknuri: Në ligjin zgjedhor po reflektojmë rekomandimet

34
Sigal

Deputeti socialist Damian Gjiknuri i pranishëm në tryezën me temë “Parandalimi i ndikimit të paligjshëm në zgjedhje nga këndvështrimi i financimit të fushatës dhe partive politike”, -tha se në ligjin zgjedhor janë reflektuar disa rekomantime të rëndësishme. Sipas tij mes këtyre rekomandimeve është edhe rritja e rolit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në kontrollin dhe transparencën e donacioneve që partitë marrin. Në takimi e zhvilluar mbrëmjen e së martës, deputeti socialist tha: “Diskutuam mbi transparencën e financimit të partive politike dhe rekomandimet që duhen adresuar në këtë drejtim. Lidhur me këtë çështje kemi reflektuar në ligjin zgjedhor rekomandimet e organizatave që monitorojnë proceset zgjedhore për rritjen e rolit të KQZ në kontrollin dhe transparencën e donacioneve, që marrin subjektet politike.” – tha Damian Gjiknuri.