Shisnin bizhuteri të kontrabanduara/ Procedohen pronarët e argjendarive te Medreseja

21
Sigal

Sektori Kundër Krimit Ekonomik në DVP Tiranë ka proceduar penalisht pronarët e 7 argjendarive në kryeqytet. Ata shisnin bizhuteri të kontrabanduara.

Ne këto argjendari te administruara prej shtetasve te lartpërmendur, janë gjendur bizhuteri si varëse, byzylykë, unaza, etj, me mbishkrimin “Pandora”, të cilat nuk i justifikonin me fatura doganore dhe tatimore, dhe te dyshuara kontrabandë, ndërkohë që këto subjekte nuk kane te drejte te tregtojnë bizhuteri të markës “Pandora” pasi është marke e mbrojtur.