Damian Gjiknuri: Ekipet e PS kanë nisur punën në funksion të realizimit të objektivave elektorale për fitore në të gjitha bashkitë

281
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është ndalur në një takim me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe deputeten e zonës Dasantila Tahiraj.

“Në Elbasan, bashkë me Gledin dhe deputeten e zonës Dasantila Tahiraj zhvilluam një takim me Asambletë e Partisë Socialiste në Njësinë Administrative Shirgjan dhe Gjergjan”- shkruan në publikimin e tij numri 2 i PS, Gjiknuri. Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan thekson se ekipi ka nisur punën në funksion të realizimit të objektivave elektoralë. “Synimi i Partisë Socialiste është i qartë, fitore në të gjitha bashkitë e Qarkut Elbasan në zgjedhjet vendore të 14 majit”,- ka shtuar Damian Gjiknuri, ndërsa ka rikonfirmuar synimet e PS në zgjedhjet vendore.