Atentati, Kuvendi i hap rrugën arrestimit të Doshit dhe Frrokut

550
TIRANË – Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në orët e vona të mbrëmjes për dhënien e autorizimit Kuvendit për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, kërkesë kjo e dërguar një javë nga Prokuroria e Përgjithshme.
Mbledhja e cila zgjati për më shumë se 5 orë, është shoqëruar me debate të forta mes ish-deputetit të Partisë Socialiste Tom Doshi dhe Prokurorëve të Çështjes, Adnan Xholi dhe Altin Binaj për shkak të një video të re të cilën deputeti pretendon se zotëron. Sipas Doshit në videon e re e cila është bërë me autorizim të lëshuar nga Gjykata, shfaqet i ndaluari Durim Bami, i cili shpjegon se deponimet e dhëna derimëtani i ka bërë nën kërcënimin e njerëzve me pushtet.
Deputeti Doshi në përfundim të mbledhjes ka kërkuar nga drejtuesi i mbledhjes së Këshillit, Vangjel Dule që të marrë në shqyrtim këtë video për shkak se ajo ndryshon rrënjësisht rrjedhën e hetimit dhe hedh poshtë kërkesën e prokurorisë. Megjithatë Këshilli në mbledhjen me dyer të mbyllura e ka parë të panevojshme, administrimin e provave të reja për deputetit Doshi, duke vlerësuar si të mjaftueshme faktet e paraqitura nga Prokuroria.
Në këtë pikë mazhornaca dhe opozitë kanë qenë të ndara, qëdrime këto të cilat janë paraqitur nga palët edhe në përfundim të mbledhjes. Partia Demokratike ka kërkuar që Këshilli të marrë në shqyrtim videon e re të pretenduar nga Doshi, ndërkohë që përfaqësuesit e mazhorancës kanë qenë kundër këtij vendimi duke hedhur në votim dhe rrëzuar këtë kërkesë. Deputeti i PD, Eduard Halimi në përfundim të mbledhjes theksoi se ishte pikërisht mazhoranca që rrëzoi kërkesën për provat e reja.
Ndërkohë që kreu i Ligjeve, Fatmir Xhafaj tha se vendimi për mos pranimin e provave të reja ishte konsensual. Ndërkohë që në largimin nga mbledhja në orën 22:15 deputeti Doshi u shpreh mosbesues ndaj Prokurorisë.“Për mënyrën se si është sajuar akuza kundër meje dhe për manipulimin që kanë bërë në dëshmitë e dhëna, unë nuk kam besim te Prokuroria”, tha Doshi.
Doshi: Bami u kërcënua në hetuesi me jetën e fëmijëve 
Po fole do të të vrasim fëmijët i thanë Durim Bamit në dhomën e hetimit, njerëz që hynë të maskuar duke e trembur atë. Kështu ka thënë në Komision Tom Doshi teksa i përgjigjej pyetjes së Kastriot Islamit nëse Doshi e kishte informuar apo jo Kryeministrin Rama dhe si kishte reaguar ky i fundit.
Doshi në përgjigjen e tij pasi ka sqaruar të gjithë situatën sesi ka informuar Edi Ramën, hodhi edhe akuza të rënda të ushtrimit të presionit dhe të kërcënimit ndaj dëshmitarit kyç i cili sipas Doshit është njëkohësisht edhe personi që do të çonte deri në fund urdhrin për vrasjen e tij.
Por sipas Doshit pas arrestimit të Durim Bamit këtij të fundit i kanë shkuar në dhomë dhe e kanë kërcënuar se do ti vrasin fëmijët në rast se ai flet. Këtë sipas Doshit e di fare mirë edhe prokurori i cili ka qenë bashkë me Bamin dhe Doshin teksa vetë dëshmitari ka rrëfyer se si është kërcënuar.
Pas kësaj Doshi tha se menjëherë sapo është informuar për këtë çështje dhe kërcënimin i ka kërkuar Bamit që të shkojnë në spital por ky i fundit ka refuzuar nga frika duke i thënë se nuk mund të shkonte në spital pasi atje kishte ilaçe.
Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin bëhet për të vendosur mbi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Para se të niste mbledhja Spartak Braho kreu i komisionit të sigurisë, në një deklaratë për mediat tha se Tom Doshi kishte paraqitur para këshillit një raport mjekësor të falsifikuar pasi mjeku që ka lëshuar këtë raport ishte bashkëshorti i njërës prej punonjëseve të kompanisë së deputetit Doshi.
Mbledhja ka nisur në orën 18:00, kohë në të cilën është paraqitur në Kryesinë e Kuvendit edhe deputeti Tom Doshi i cili më parë ka lajmëruar se sot do të sillte fakte të reja rrënqethëse në lidhje me akuzat që ka bërë për atentatin ndaj tij.
Ndërkohë deputeti tjetër Mark Frroku i kontaktuar nga gazetarja e A1Report Anduela Ndreu ka thënë se ai nuk do të jetë i pranishëm në këtë Këshill por ka dërguar aty dy avokatët e tij të cilët do ta përfaqësojnë atë.
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e deputetëve Doshi e Frroku në lidhje me dëshmitë e pasakta që të dy kanë dhënë për një atentat të mundshëm që sipas deputetit Doshi ka urdhëruar ndaj tij, kryeparlamentari Ilir Meta.
Ora 00:20 Sot pikë e parë rendi në seancë relacioni i Këshillit të mandateve heqjen e mandateve
Pika e parë e rendit të ditës për seancën e sotme do të jetë diskutimi për heqjen e mandateve të deputetëve Doshi e Frroku. Relacioni i Këshillit të mandateve do të hapë seancën e sotme parlamentare ku do të hapet edhe rruga për arrestimin e dy deputetëve sipas kërkesës së prokurorisë. 
Ora 00:00 Relacioni shkon sot ne Kuvend
Sot do të shkojë ne Kuvend relacioni në bazë të të cilit do të merret vendimi për heqjen e imunitetit të dy deputetëve Doshi e Frroku si dhe do të hapet rruga për arrestimin e tyre.
Ora 23:55 Xhafa: Eshtë marrë vendimi për heqjen e imunitetit të Doshit e Frrokut
Fatmir Xhafa ka konfirmuar se është marrë nga Këshilli vendimi që të hiqet mandati i dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Tashmë deputetët do të gjykohen si dy njerëz të zakonshëm që nuk kanë asnjë barrierë mbrojtëse ndaj drejtësisë. Po ashtu Xhafa ka thënë se Këshilli do ti sugjerojë në seancën e nesëme Kuvendit që ti hapë rrugë arrestimit te Doshit e frrokut, ndërkohë që vendimi ka qenë unanim.
Ora 23:35 Halimi: Hera e parë që s’pranohen prova, për PD është e paimagjinueshme kjo situatë
Sipas deputetit demokrat Eduard Halimi Këshilli ka vendosur që të mos pranojë asnjë provë tjetër shtesë në lidhje me çështjen Doshi dhe kjo është hera e parë që për një rast kërkesë të atillë të merret një vendim i tillë pasi në kohën kur vendi qeverisej nga PD kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë. “Shmangia e prokurorisë për 6 muaj dhe fakti që doli sot një video me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të gjykatës tregon se ky sot është një proces që është pas dhe nuk mund të ketë një hetim të besueshëm me kryetarin dhe kryeministrin në krye të shtetit,” – tha Halimi teksa largohej nga Kryesia e Kuvendit.
Fjala e plotë e Halimit pas mbledhjes së Këshillit
Prej dy vitesh është vendosur një standard i cili ku sa herë që një deputet ka kërkuar të merret në provë, për çdo rast Këshilli ka vendosur tyë merret kjo provë por këtë herë qeveria ka refuzuar ta marrë këtë provë. PD ka mbajtur një qëndrim parimor sepse për PD është e paimagjinueshme të pengojë procedurat e prokurorisë dhe punën e saj. Shmangia e prokurorisë për 6 muaj dhe fakti që doli sot një video me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të gjykatës tregon se ky sot është një proces që është pas dhe nuk mund të ketë një hetim të besueshëm me kryetarin dhe kryeministrin në krye të shtetit.
Ora 23:20 S’pranohen më prova për “Doshin”
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit, burime për median kanë bërë me dije se këshilli ka vendosur të mos marrë më prova për çështjen “Doshi”. Ka qenë vetë Doshi i cili ka kërkuar gjatë diskutimit në Këshill që të bëhej publike videoja në të cilën ai ishte ballafaquar me Durim Bamin ku ky i fundit i ka treguar se është kërcënuar nga dikush brenda zyrave të hetuesisë që nëse flet do ti vrasin fëmijët.
Ora 19:00 Nis Këshilli i drejtuar nga Vangjel Dule
Vangjel Dule kryeson komisionin për Këshillin e për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pasi që më parë Ilir Meta kishte njoftuar se ai nuk do të ishte pjesë e këtij Këshilli pasi kishte konflikt të drejtëpërdrejtë me deputetin Doshi.
Doshi: 1 pyetje prokurorit. Një kërkesë për arrestim në një marrëveshje me ju, ju keni kërkuar që të mbetem si dëshmitar, por sot nuk ka më sekret hetimor të gjitha provat të paraqiten këtu.
Prokurori: Të gjitha të dhënat i keni të paraqitura në raport por jo të gjitha provat mund të bëhen publike
Doshi: Cdo provë e keni manipuluar, sepse unë nuk kam sajuar asgjë.
Prokurori: nuk mund të zbardhim të gjitha sekretet hetimore.
Doshi: Tërhiqni kërkesën
Prokuroria: Kryetar, ne nuk e tërheqim kërkesën për masë arresti
Dule: Doshi jeni njohur me akuzën
Doshi: Ai ka ardhur me më arrestuar, unë të mbaj sekrete… ai e ka manipuluar marrëveshjen. Ka marrë një paragraf që është manipuluar. Unë mbaj përgjegjësi penale, ose të tërheqë kërkesë…
Arben Ristani: Procedurat nuk mund të jenë pjesë e kërkesës, përmbajtja është çështje tjetër. Nuk jam për nxjerrje sekreti, por procedura është më vete.
Prokuroria: Zoti Ristani, procedurat hetimore na e ndalojnë një gjë të tillë.
Doshi: E ke pru kërkesën për dëshmi të rreme, kallëzim të rreme. Unë kallëzim s’kam bërë. As kallëzim të rremë s’kam bërë. Ajo kërkesë që unë kam kërkuar ballafaqim. Nëse se tërheq kërkesën po se pate problem unë do t’i sqaroj shqiptarët. jo mor nuk jam dakord unë, se me të e kam bërë marrëveshjen. Ose të tërheqin kërkesën që kanë bërë ose do ta bëj publike. Po s’deshe të dalë se çfarë është folur në ballafaqimin me Bamin tërhiq kërkesën, në të kundërt të gjithë do ta mësojnë se çfarë kemi folur ne.
Dule: Dispozita e rregullores është e nevojshme për t’u zbatuar nga të gjithë. Rregullorja në nenin 118 parashikon debatet të kësaj natyre. Zoti Doshi jeni njohur me kërkesën e prokurorisë dhe do t’ju lusja të paraqisnit vërejtjet tuaja por pa cenuar hetimin. Pa cënuar atë aspket që na jep ligji ta cënojmë më këtë mbledhje, s’është dëshira e jona por është detyrim i ligjit. 
Doshi: Prokuroria ka manipuluar provat dhe akuzat ndaj meje nuk ekzistojnë.
Arben Ristani: Zoti Doshi, jemi në momentin që prokuroria ka prurë një relacion që shpjegon kërkesën ndaj jush për të cilën ju jeni i njohur ne jemi të njohur, dhe relacioni ka dalë edhe në media. Megjithatë, është momenti që ju duhet të jepni shpjegimet tuaja për kerkësën që ka bërë prokuroria. 
Doshi: Do t’ja jap fjalën avoketërve të mi, pasi të mbarojnë ata, flas unë. 
Dule: Më falni, zoti Islami e ka fjalën 
Islami: Konkurojnë dy kallëzime, një kallëzim bërë nga prokurori për vrasje dhe një kallëzim për dy deputetë, mesa kuptoj unë sot po diskutojmë për këtë të dytën, nëse Doshi insiston për akuzën e parë, se të dyja janë të lidhura, përbën për ju sekret që zoti Doshi vazhdon të publikojë fakte për akuzën e parë që ju vazhdoni ta konsideroni zero? 
Dule: Xhafa e ka fjalën
Xhafa: Ne duhet të fillojmë procesin sipas rregullores. Bëmë një diskutime, e bëmë me mediat. Në këtë moment nuk ka më debat midis nesh dhe zotit Doshi. Duhet të flas Zoti Doshi, ose përfaqësuesit ligjorë që duhet të parashtrojnë kërkesat e tyre. Tani duhet të flasin avokatatë. 
Halimi: Për të sqaruar dhe organin e akuzës por dhe qytetarët, dua të bëjë të qartë se nga ana formale ne si deputetë të opozitës shprehemi në favor të vvdo kërkesë që do vijë nga prokurira. Por dhe thelbi i kërkesës ne duam ta bëjmë transparente, se cila është e vërtëta e kësj ngjarjeje. Për cfarë akuzohet deputeti, ne këtë duam ta diskutojmë.
Avokati i deputetit Tom Doshi Vladimir Meçi: Kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandatit, pa kryer hetime të mëtejshme mbi çështjen. Nuk mund të shkelen të drejtat e deputetit edhe nëse është nën hetim. Me veprimet e prokurorisë është shkelur parimi kushtetues për barazi para ligjit. Akuzat ndaj deputetit Doshi janë të motivuara nga elementë të politikës
Prokurorët kanë për detyrë të tregojnë se motivimi i tyre është vetëm arsyeja. Të kryhet hetim parlamentar nëse ndaj prokurorisë ka pasur ndërhyjë nga një institucion tjetër. Ka prapavijë politike për këtë kërkesë. Ka argumentime që janë pa karakter professional, arsyetimi i Prokurorit të Përgjithshëm është politik. Ka formuluar një kërkesë me qëndrime politike
Avokati i dytë i Doshit Ferid Muçaj: Kërkesa e prokurorit fillon me një të pavërtetë të madhe. Procedimi filloi kryesisht dhe ai nuk ka bërë kallëzim të rremë. Është e habitshme se si Prokurori i Përgjithshëm e akuzon Doshin, Frrokun e Durim Bamin kur kanë bërë deklarime të ndryshme në të njëjtin fakt. Është i habitshëm fakti që prokurori i përgjithshëm nuk ka filluar procedim penal. Ai duhet të kishte shkuar të dëshmonte. E gjithë akuza është farsë, mbi qëllime politike. Duhet të ishte një vërtetim i formës së prerë nga Gjykata të kundërtën e këtyre deklaratave. Prokuroria nuk ka thënë në kërkesën e saj se kë ka kërcënuar Tom Doshi. Durim Bami ka deklaruar se nuk është kërkcënuar gjatë ballafaqimit me Zotin Doshin. Kanosja duhet të jetë serioze, reale. Në datën 13/3/2015 me kërkesën e Tom Doshit e cila i ka bërë kërkesë gjykatës dhe ka bërë një përgjim ambiental mes Tom Doshit dhe Durim Bamit. Ky përgjim ambiental, Durim bam ii ka deklaruar Tom Doshit se ndryshimin e deklarimit e ka bërë në kushte të presionit nga pushteti. Dhe në këto kushte i rrezikohet jeta. Duhet dëgjuar ky përgjim, dhe të dëgjohet ky përgjim. Lidhur me këtë dokument, ka nënshkruar një marrëveshje me prokurorinë, por ishte si dëshmitar, jo si i akuzuar.
Kastriot Islami: Çfarë të tha Rama?
Tom Doshi: T’ka ruajt Zoti. Pas 48 orësh i ka shku Toni Durim Bamit dhe i ka thënë që Tom Doshi e ka marrë vesh dhe kjo gjë duhet me u mbaru. Sajesë këtu nuk kam se s’kam pse ta bëj. Marrëdhëniet me kryeministrin i kam pas shumë mirë, po kështu edhe me Ilir Metën.
Për mua ka qenë diçka e papritur se ne hanim e pinim bashkë. Prokurorin e kam informu, kryeministrin po, kryetarin e Parlamentit po… s’kam pas frikë se po të ishte kështu do rrija siç kanë ndejt njerëz… unë u them shqiptarëve që po u mbyll edhe kjo çështje s’ka as drejtësi e as… edhe dëshmitari është manipulu. Këtë e ka bërë kjo organizatë që drejton Ilir Meta.
I kanë shku policë me maskë në dhomën e hetimit që po fole ata do të vriten. Dëshmitari është kërcënuar me fëmijët ia kanë marrë dhe i kanë thënë po folët fëmijët i keni në filan vend dhe e di mirë ai prokurori aty se ka parë videon.
Ai prokurori atje e di shumë mirë se e kemi pa bashkë videon dhe transkriptimin dhe ai vjen sot e më akuzon mua për çështje të rreme. Kjo është e vërteta. I thash Durim Bamit që në këto kushte të çojmë në spital, jo tha se atje ka ilaçe… pra kjo është një turp i madh i prokurorisë dhe i këtyre përfaqësueve këtu.
S’është marrë asnjë tabulat, bërë asnjë hetim por është vepru me shpejt për të mbyll çështjen. Me saju në këtë ngjarje s’ka baza.
Prokurorët: Nuk mund t’iu jap përgjigje pyetjeve të zotit Halimit, pasi ëështja është në gjykim. Ka një sërë provash hetimore, ato që janë të nevojshme i kemi parashtruar në relacion. 
Halimi: Të jemi të qartë me ju, nuk po iu kërkoj se sa prova keni. Po iu kërkoj këtë provë, e keni apo jo? Nuk po iu kërkojë ta nxjerrim në media. Nëse e dispononi ti vihet në dispozicion këshillit brenda ruajtjes së sekretit.
Prokurorët: Iu thanë se kemi një sërë provash që nuk mund të nxirren në pah veprimet hetimore. Provat i kemi parashtruar në relacion.
Halimi: unë e kam të qartë, që unë ta kërkoj atë provë duhet ta dij a ekzisotn.
Doshi: Ekziston kjo provë…
Prokurorët: Kemi disa prova të nderuar deputetë, si kjo provë dhe provë të tjera që janë sekrete. 
Halimi: Jam i qartë e kanë këtë provë dhe prova të tjera…
Doshi: unë propozoj që mediat të dalin jashtë e të diskutojmë…
Halimi: Zoti Doshi lidhur me një takim të Metës me familjarë të deputetit tjetër, Zotit Mhill Fufi. A jeni në dijeni të këtij takimi, çfarë informacion keni? E dyta iu kanë thirrur personalisht po familjarët. Sa herë jeni takuar me kryetarin e Kuvendit për këtë ngjarje? E treta ju keni deklaruar se porositësi është Ilir Meta, cili është motive. Ju keni deklaruar se s’keni besim tek prokuroria, pse kërkoni hetim ndërkombëtar?
Doshi: Pse nuk kam besim tek prokuroria, si të kem unë besim kur prokurori… natën që unë kam nxjerrë videon kur Eugen Beci transferohet në Elbasan. Ka qenë mik i Tonit të Kombinatit. Kemi punuar me prokurorët, kisha besim, morrën rrugë gjërat për mirë. Pranuan të bëja përgjim ambiental. Bëmë dhe një ballafaqim tjetër, me Durim bamin, edhe me Mark Frrokun. Iu thashë prokurorë unë dua të jeni të gjithë këtu, do të them një detaj shumë të rëndësishëm. Iu thashë që Durim bami është kërcënuar me i vra fëmijët. Kjo është e rëndësishme, duhet me i marrë dhe familjen në mbrojtje. Këtë shqetësim ia kam shprehur edhe malësorit. Jemi malësorë tani të themi të vërtetën. Në atë material që ka ai në dosje, përgjimi është bërë me kërkesën time, aparaturën e kam vënë unë në trup. Ta zbardhin e ta shofin kush është e vërteta. Pse Durim Bamit duhej ti vrisnin fëmijët, pse i është bërë atentat atij. Si shkon polici i Reneas e i jep adresën se ku ndodhet. Pse s’merren kamerat në Drejtorinë e Policisë? Kjo është e vërteta, të ndërmarrë deputetë. Kjo është e vërtetë, prokuroria ka manipuluar provat. Nëse duan ta zbardhin, është rasti për të sjellë prokurorë ndërkombëtare, prokuroria është e mbytur në llum. Sillni materialin e shikojmë dhe nxjerrim përgjegjësi kush ka manipuluar provat. Pse mos shkoj kryeprokurori i përgjithshëm për të dhënë shpjegime. Nëse do pyetje ai do thoshte po, e përgjegjësi mbinte mbi të. E për këtë të nesërmen nxjerr urdhër arresti. Pse prokuroria nuk merr kamerat në Hanover, thonë se nuk e shohin të nevojshme. Nuk duan ta zbardhin. Kryetari i sigurisë kombëtare shkon e takon një kriminel.
Xhafa: Askush nuk ka ngritur akuzë fajësie. Këtë gjë nuk e themi ne. Ky nuk është komision i natyrës Komision, nuk të çon në burg. Është vetë Gjykata që të çon në burg. Askush nuk ka shkuar në burg se e ka kërkuar gjykata.
Ristani: Sipas ligjit komisioni jep mendim Parlamentit për të dhënë autorizim për arrestimin e një deputeti. Unë duhet të kem prova se ka një dyshim të arsyeshëm për të arrestuar deputetin. Për të vazhduar, ne kemi dhe problemin tjetër. Ka politikanë që janë të interesuar për ta mbyllur këtë hetim. Desha tiu pyesja zoti Doshi, ju keni referuar çështjen tek ministri i Brendshë, ka vajtur Bami e ka referuar dhe vetëm. Pasi kanë ndodhur të gjitha këto iu ka vënë në dijeni se çfarë ka bërë ministri i Brendshëm.
Doshi: Ta thashë dhe njëherë dy herë është takuar me mua, dy herë e ka takuar në ministri e njëherë në Durrës. Ai thoshte që duhet të shkonte Bami të bënte kallëzim. Unë i thosha që personi që ka marrë porosi nga Meta është në Gjermani. Ai thoshte se është në kërkim. Toni kishte kaluar dy herë nga Kapshtica. Kjo mban erë të keqe.
Ristani: Ju thoni që është filmuar biseda me Bamin, ku ai shpreh pamundëinë për të thënë të vërtetën. Në çkushte proceduriale është zhvilluar?
Doshi: Është bërë me kërkesën time, në një nga zyrat. Unë kam vënë aparaturën në trup dhe kam taku Durim Bamin. I thashë thuaj të vërtetën, në një moment më tha s’mund të flas. Ma bëni me dorë për fëmijët, ma tha se më ka ardhur një polic i forcave speciale … më bën me dorë e më thotë që burrat e huaj janë atje. Nuk dinte as adresën se ku ishte gruaja e vetë. I thashë të çojmë në spital, jo tha se atje është me rrezik. E kur u cova në këmbë derdhi lot, edhe një prokurore derdhi lot. Më pas më tha se jam në kushte që smbund të flas. Ai tani vjen me paturpësinë më të madhe e më akuzon për kallëzim të rremë. 
Ristani: Pasi përmendi deputeti mund të ketë fshehur në banesë, sense e prova. Nëse na kërkoni të bëni kontrolle në banesë, në banesën e deputeti, dhe çfarë do të thotë me ambiente të tjera?
Prokurorët: këto do ia specifikojmë gjykatës….
Ristani: Kur thoni ambiente që frekuentoni, do të thotë se është dhe Kuvendi?
Prokurorët: Duam të kontrollojmë ambientet private… 
Ristani: Si ndikon kallëzimi i rremë i tom Doshit pranë institucioneve ndërkombëtare?
Prokurorët: Kemi thënë se deputeti Doshi ka konsumuar ato vepra. Ato janë në relacion. 
Ristani: Tek cila pikë e relacionit është kallezimi i remë për institucionet ndërkombëtare? 
Prokurorët: Thjesht me krijimin e provave të reja. Dhe do ballafaqohemi me zotin Doshi në Gjykatë. Provat do jepen para gjykatës. 
Ristani: Nuk qëndron për institucionet ndërkombëtare….
Xhafa: Në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, mbetem besnik pikëpamjes sime që e kam shfaqur dhe në raste të tjera që nuk janë procedura të natyrës hetimore. Këto janë procedura parlamentare. Unë kam dy pyetje për zotin Doshi, duke iu referuar materialit të Prokurorisë, ku theksohet se në asnjë rast nuk është pranuar bashkëpunimi me organet e prokurorisë dhe policisë. Zoti Doshi është deputet dhe tha këtu që kam takuar ministrin e Brendshëm, Prokurorin e Përgjithshëm, përse nuk ndoqi rrugën normale ligjore? Po e bazoj tek raportet personale dhe miqësore. Pse e çmuat të nevojshme të regjistronit Durim Bamin. Këtë kallëzim duhet ta administronte organ ii prokurorisë?
Doshi: Pse skam bërë kallëzim në prokurori, më tha më lër 4-5 ditë kohë dhe mbas 48 orëve, porositësit i shkoi prapë porosia. Ishte i vetmi qe e dinte dhe unë kam humbur besimin. Ai më shiti tek personi që kishte bërë porosi. E njëjta është luftë është dhe sot. Le ta sjellin materialin. Unë ia bërë se do ta vrisnin, i bleva dhe makinë të blinduar. Po të mos e kisha dhe këtë regjistrimin e dytë, binte poshtë dhe i pari. Si thua prokuror a është kështu, me vendim gjykate. Unë jam deputet si këta, po ti ke mendu se do më arrestosh që të premten. Pse ka qejf prokurori i përgjithshëm e Ilir meta me më pa mua në burg. Iu kërkoj kolegëve të mi sillni pamjet këtu, dhe pas e shikojmë kërkesën që do bëjnë deputetët për ju. Keni falsifikuar ♪5do gjë dhe për këtë do mbani përgjegjësi penale.
Islami: Ne në pyetjet që kemi bërë nuk e kemi marrë në mbrojtje zotin Doshi. Ne kishim një shqetësim, për ndikimin që mund të bëjë politika në këtë çështje. E treta që ka të bëjë me pyetjen, zoti Doshi ju thatë që Rama dhe Meta ka qenë miku yt. Që keni pasur marrëdhënie të mira me prokurorin e përgjithshëm, ndërkohë që akuzoheni për kallëzim të rremë. Mos vallë shoqëria shumë e madhe është krejt motive i këtyre akuzave?
Doshi: Me kryeministrin skam pasur asnjë gjë, pas këtyre ngjarjeve filloi ajo pakënaqësia ime për qëndrimin që po mbante. Në 11 nëntor unë skam komunikim me atë. I shkova në zyrë e i thashë që unë s’dua të rrëzoj qeverinë por ai s’mund të jetë kryetar Kuvendi. Me Mhill Fufin ai ka pasur probleme për zgjedhjet. Donin të krijonin dhe një opinion se kush merret me mua nuk e ka të gjatë.
Ora 18:55 PD nesër në 09:15 mbledhje grupi, diskuton për protestat
Partia demokratike do të zhvillojë një mbledhje grupi nesër në orën 9:15, për të vendosur për hapat që do ndiqen në lidhje me protestat dhe seancën parlamentare për ditët në vazhdim.
Ora 18:45 Vendoset që mbledhja të bëhet me dyer të hapura
Këshilli i mandateve do të bëhet me dyer të hapura pasi ky ka qenë vendimi i përfaqësuesve menjëherë pas kërkesës së opozitës
Ora 18:25 Frroku : Nuk do jem në Këshill, kam dërguar avokatët e mi
Mark Frroku ka konfirmuar se ai nuk do të marrë pjesë në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin. Frroku i kontaktuar nga gazetarja e A1Report Anduela Ndreu ka thëne dy avokatët e tij janë të pranishëm në këshill për ta përfaqësuar atë.
Ora 18:01 Deputeti Tom Doshi paraqitet në Këshill
Deputeti Tom Doshi është paraqitur në kryesinë e Kuvendit ku është mbledhur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të vendosur mbi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit për të dhe deputetin tjetër Mark Frroku. Teksa mbërriti në kryesi Doshi refuzoi të fliste për mediat duke hyrë menjëherë në godinë. 
Deklarata e Tom Doshit
E di qe te gjithe shqiptaret po e kuptojne cdo dite e me shume arsyen pse Prokurori i Pergjithshem po perdoret nga Ilir Meta per te shkelur ligjin, dhe per te bere skandale qe nuk do ti bente askush, as nje jurist i thjeshte, jo me Prokurori i Republikes.
Po ju jap te shihni nje shkrese qe me ka derguar Prokuroria e Krimeve te Renda ne daten 20 Mars, diten kur, pa bere asnje minute hetim, i kerkuan Kuvendit arrestimin tim.
Jane dy arsye kryesore:
1. Te shpetonte Ilir Meten nga dalja e filmimeve te aeroportit te Hanoverit ku Spartak Braho takoi vllain e Fatjon Skenderaj, fakt ky qe do nxirrte zbuluar manipulimin qe i bene ata ketij deshmitari
2. Dhe gjithashtu te shpetonte veten ky Prokurori i Pergjithshem nga deshmia, qe do ishte nje prove ligjore, per te provuar se ai ka pasur dijeni dhe se nuk beri asgje per 6 muaj rresht, duke mbrojtur krimin. Pas kesaj deshmie Prokurori i Pergjithshem duhet te jepte doreheqje per shperdorim detyre dhe mosveprim per hetim te krimit.
Ju e kuptoni se kerkesa bombastike per arrestimin tim me akuzen e kallzimit te rreme, eshte vecse nje sajese e ulet, per te shpetur veten e tyre, me interes te ngushte personal.
Brenda nje dite, me nxitim anti-ligjor, pa filluar asnje hetim ndaj meje ne Prokurorine e Pergjithshme qe ka kompetence te hetoj deputetet, i kerkuan Parlamentit te arrestoj dy deputet, me nje akuze te fallsifikuar. 
Me keto akuza nuk eshte hetuar ne gjendje arresti asnje shqiptar ne Republiken e Shqiperise.
Te merkuren shpresoj te jem mire me shendet, dhe ne Komisionin e Mandateve do bej publike dhe nje fakt tjeter rrenqethes, pas te cilit nuk do mbetet asnje shqiptar i paqarte per hetimet qe jane bere, si eshte fshehur e verteta , dhe si jane manipuluar deshmitaret kyc ne kete histori. Me durim deri te merkuren mbasdite. 
Sigal