Damain Gjiknuri: PS-së i duhet një strategji e re përballë opozitës së radikalizuar me protestat dhe bllokimin e Kuvendit

101
Sigal

Mungesa e Kryeministri Edi Rama për të dhënë shpjegime në Parlament për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal, ka shkaktuar bllokim të foltores prej disa javësh radhazi.

Këtë situatë, sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, e lexon në dy këndvështrime të ndryshme.

“Opozita ka radikalizuar qëndrimin e saj. Mazhoranca duhet të mendojë një strategji për të adresuar këtë çështje. Nuk janë normale. Ne duhet të mendojmë të gjejmë një strategji më të mirë pa penguar miratimin e ligjit”,- tha Gjiknuri.

Për numrin 2 të socialistëve, përjashtimet e përjavshme të deputetëve të Partisë Demokratike nuk kanë sjellë rezultatin e duhur, prandaj edhe për këtë Gjiknuri kërkon një rishikim të qëndrimit të mazhorancës. “Masat deri diku sjellin rezultat, rendi duhet të jetë prioritet. Mbase PS duhet të mendojë një strategji të re”, -tha Gjiknuri në një intervistë për mediat.

Protestat në shesh dhe në Parlament nuk janë kthyer ende në një problem të brendshëm për socialistët, por Gjiknuri e pranon që kjo mund të lexohet ndryshe nga faktori ndërkombëtar.