Dako: Ky do jetë mandati i ndihmës për njerëzit në nevojë, abone falas për këtë kategori

472
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë e Durrësit, Vangjush Dako është takuar me një grup përfaqësuesish të personave me aftësi të kufizuar, me të cilët ka bashkëbiseduar për nevojat e tyre dhe problematikën me të cilën përballen. Në fjalën e tij Dako ka deklaruar se ky mandat do të jetë mandati i njerëzve në nevojë, për të cilët bashkia do të bëjë ç’është e mundur për t’i ndihmuar ata, duke garantuar minimumin jetik.
Bashkia e Durrësit do të realizojë të gjitha standardet e infrastrukturës rrugore që kjo shtresë e bashkëqytetarëve tanë të ketë të garantuar qarkullimin, parkimin e mjeteve të tyre motorike, si dhe shkallë të veçanta për lëvizjen e tyre. Ndërkohë, Bashkia do t’u vijë atyre në ndihmë me anë të një fondi të veçantë tre herë më të madh se ai aktual. Në të gjithë hapësirën e shtrirjes së bashkisë së re të Durrësit numërohen 800 persona me aftësi të kufizuara. Të gjithë këta qytetarë do të pajisen me abone falas, duke garantuar udhëtimet me mjetet e transportit publik.
“Ky mandat do të jetë mandati i njerëzve në nevojë. Në 8 vjet kemi bërë shumë për këtë kategori, por ky mandat do të jetë mandati për 800 persona me aftësi të kufizuara dhe për njerëzit në nevojë. Këta janë njerëz që kanë nevojë për mbrojtje nga Bashkia dhe Qeveria për të siguruar minimumin jetik”, – u shpreh kryebashkiaku i qytetit bregdetar.
Nga ana tjetër, -tha më tej ai,- kemi marrë të gjitha masat për përshtatjen e trotuareve të rrugëve kryesore me mundësi për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara. Po kështu, kemi vendosur pedana për ngjitjen e shkallëve dhe do të krijojmë edhe parkime për mjetet e tyre, është shprehur Dako. Një tjetër masë e rëndësishme që do të ndërmarrë Bashkia, është trefishimi i fondit të veçantë në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara dhe njerëzve ne nevojë. Për këta 800 bashkqytetarë do të garantojmë pajisjen me abone falas, me qëllim garantimin e transportit falas me mjetet e transportit publik,” – tha Dako.
Sigal