Skandali i 450 milionë euro/ SPAK-u nis hetimet për inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Sekuestrohen kontratat e PP-ve

241
Sigal

SPAK-u ka nisur hetimet për inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Kjo vjen pas kallëzimeve që Partia Demokratike ka depozituar tre ditë më parë kallëzimin për inceneratorin e Tiranës, ndërsa ditën e djeshme atë për Fierin. Burime zyrtare nga SPAK, kanë thënë për Televizionin Klan se hetimet do të zgjerohen për të përfshirë çdo pretendim të demokratëve për afera korruptive. Të 3 dosjet do hetohen më vete. Prokurorët e SPAK-ut do të marrin në dorë dokumentet e procedurave të tenderimit, ndërsa emra konkretë në hetim ende nuk ka përfshirë. SPAK-u sqaron se nga prokurorët e çështjes do të ndërmerren veprime konkrete, mirëpo ato nuk mund të bëhen publike. Partia Demokratike ka dorëzuar 3 padi për inceneratorët, ku akuzon Kryeministrin Edi Rama, Ministrin Arben Ahmetaj, Kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-Ministrin Lefter Koka dhe biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët i akuzon për shpërdorim detyre, pabarazi në tendera dhe për grup të strukturuar kriminal.