KLP ‘ring’ sherri/ Sokol Stojani përplaset pwr hapjen e vendeve vakante me kryetaren KLP-së Mirela Bogdanin: Është e ‘çmendur’

Në çdo vend normal, anëtarët e institucioneve që drejtojnë prokurorinë dhe reformën në drejtësi duhet të jenë modeli i vetëpërmbajtjes, etikës dhe kulturës institucionale. Por mbledhja krijon përshtypjen e një organi të përfshirë në konflikte

Seanca e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është shoqëruar me debate dhe tensione mes anëtarëve të KLP-së lidhur me vendimin për hapjen e vendeve vakante. Konkretisht debati është zhvilluar mes anëtarit të KLP-së Sokol Stojani dhe drejtueses së KLP-së Mirela Bogdanit, gjë e cila është zbardhur përmes audios që është regjistruar prej 7 orësh. Debati mes tyre ka nisur për shkak të një vendimi për dërgimin në Kuvend të vendeve vakante në KLP, ku drejtuesja e KLP-së ka kërkuar që çështja të rikthehej për rishqyrtim. Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga anëtari i KLP-së, Sokol Stojani gjë e cila ka shkaktuar tensione dhe përplasje mes tyre.

Pjesë nga debati: Sokol Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual. Mirela Bogdani: Unë e rikthej për diskutim. Sokol Stojani: Nuk diskutohet një vendim i marrë! Po nuk rrëzohet një diskutim, moj! Mirela Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua? Sokol Stojani: Po kush je ti, moj? Mirela Bogdani: Po mbase jam çmendur unë. Sokol Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur.

Sigal

Ky nuk është rasti i parë që zhvillohen debate të ashpra në KLP, rikujtojmë se në 5 shkurt të këtij viti pati përplasje të forta për mosekzekutimin e një vendimi të formës së prerë. Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sokol Stojani e akuzoi kryetaren Mirela Bogdani se po vepronte në kushtet e shpërdorimit të detyrës duke marrë kompetancat e vendit vakant të Sekretarit të Përgjithshëm, pas vetëlargimit të tij nga detyra një muaj e gjysmë më parë. “Ju nuk mund të merrni kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Po kërkoj informacion për herë të tretë. Përse nuk zbatohet vendimi gjyqësor i formës së prerë që është në ekzekutim”, tha Stojani.