Washington Examiner: Shqipëria, narkoshteti më i ri në botë, nyje për trafikun e drogës

Shqipëria renditet nga mediat amerikane dhe raportet ndërkombëtare si narkoshtet i cili shërben për transportin e kokainës, kanabisit, dhe heroinës në vendet e Bashkimit Europian.

 Politikanët dhe zyrtarët shqiptarë po përfitojnë miliarda euro nga trafikimi i kokainës që bëhet përmes vendit tonë. Media amerikane “nxinë” Shqipërinë duke e quajtur narkoshtet

 Raportet ndërkombëtare dhe kombëtare po e ngrenë alarmin për vendin tonë duke theksuar se Shqipëria është kapur nga krimi i organizuar i cili pastron paratë në këtë vend. Njëkohësisht Shqipëria shërben si trampolinë për të furnizuar Europën me Kanabis sativa, heronj, dhe kokainë.  Turqia po kthehet gjithnjë e më shumë nga Shqipëria për shkak të pengesave që po has në Qipro. Vendi i vogël ballkanik nuk është i panjohur për krimin e organizuar, por kryeministri aktual Edi Rama e ka çuar kriminalitetin e vendit në një nivel të ri.

Sigal

Bashkëpunimi me Turqinë

Legalizimi i kultivimit të marijuanës prej tij ka krijuar mbulim për pastrimin e fitimeve nga droga, ndërsa Shqipëria po bëhet qendra europiane jo vetëm për marijuanën, por edhe për heroinën, kokainën dhe metamfetaminat. Rama konsultohet shpesh me kryeministrin turk RecepTayyipErdogan, të cilin ai e merr hapur si model. Ashtu si Erdogani dhe rrethi i tij, Rama dhe aleatët e tij fitojnë para duke konfiskuar toka për zhvillim. Ata që i dalin përpara, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës ErionVeliaj, përfundojnë duke luftuar akuza të dyshimta nga SPAK-u, një forcë anti-korrupsion oruelliane që po vepron gjithnjë e më shumë si milicia private e Ramës. Ambasadorë amerikanë të njëanshëm dhe marrëveshje pasurish të paluajtshme si me AlexSorosin ashtu edhe me JaredKushnerin i japin Ramës një ndjenjë pandëshkueshmërie. Ajo që ndodh në Shqipëri nuk do të mbetet vetëm në Shqipëri. Ashtu siç Libani ra në kaos, shënjestrimi i qëllimshëm i kundërshtarëve të Ramës dhe mbështetësve të qeverisjes së pastër po zhgënjen qytetarët që dikur ishin më pro-amerikanët në Europë. Krimi i organizuar dhe ekonomia e drogës u japin kriminelëve dhe terroristëve një pikëmbështetje në Europë. Ashtu si Asadi sponsorizonte terroristë në Liban duke kërkuar njëkohësisht mohueshmëri të besueshme, Erdogani mund të bëjë së shpejti të njëjtën gjë në Shqipëri. Shqipëria mund të duket e vogël, por Rama përfaqëson një gangrenë që duhet amputuar para se helmi i saj të përhapet.

Kokaina dhe prostitucioni i luksit përmbysin provincën shqiptare, pluhuri i ‘bardhë’ shitet me 100 euro për gramë          

 Kokaina ka filluar të shitet edhe në provincat e Shqipërisë, jo vetëm në Tiranë. Policia e shtetit ka zhvilluar operacione të shumta si në jug ashtu edhe në veri. Pavarësisht se një në  katër shqiptarë jetojnë me më pak se 700 lekë në ditë, blejnë kokainë që shitet me 100 euro për gramë

Qeveria shqiptare po përfiton nga trafiku i drogës duke na vendosur në listën e vendeve si Kolumbia, Venezuela dhe Bolivia të cilat janë vende narko shtet që prodhojnë kokainën dhe e shpërndajnë në SHBA dhe Europë.

Shitja e kokainës

Bajzë, Malësia e Madhe, Bulqizë, Grabjan, Lushnjë, Prrenjas, Patos. Dimal! Nëse po vrisni mendjen se çfarë kanë të përbashkët këto toponime të larmishme, është kjo: operacionet e policisë që kanë kapur sasi të ndryshme kokaine për shpërndarje te konsumatorët finalë. Kokaina konsiderohet lënda narkotike më e shtrenjtë, me çmim që zakonisht nuk bie nën 100 euro për gramë, ndonëse, shitësit i japin blerësve mundësinë për të blerë sasi më të vogla se një gram. Por edhe në rastet kur doza e kokainës konsiston në vetëm 0.2 gramë, sërish, pagesa e kërkuar arrin në afërsisht çmimin që mund të fitohet nga një ditë punë e lodhshme. Kjo dukshëm sugjeron se, ndërsa, sipas statistikave të Bankës Botërore, pothuajse një në çdo katër shqiptarë jetojnë me më pak se 700 lekë në ditë, një numër i panjohur kanë mirëqenie të mjaftueshme për të konsumuar kokainë dhe këta konsumatorë, që deri më sot janë kufizuar në zonën  e njohur si ish-blloku në Tiranë, apo në  zonat turistike të shtrenjta si Dhërmiu, duket se janë shtrirë në shumë qytete të tjera, përfshirë edhe zonat rurale.

Punëtoret e huaja të seksit

Krahas operacioneve për kapje kokaine, lajmi tjetër dominues i Policisë së Shtetit gjatë dy muajve të fundit ka të bëjë me trembëdhjetë operacione në të cilat janë evidentuar 30 qytetare të dyshuara për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit. Vetëm një nga të dyshuarat është shqiptare ndërsa të 29 rastet e tjera japin një panoramë të larmishme origjine. Të dyshuarat për prostitucion kanë ardhur në Shqipëri nga Vietnami, Kina, Kolumbia, Brazili, Ukraina dhe Rumania. Ashtu si rastet e kokainës, edhe rastet e prostitucionit të luksit, për të cilat thuhet se shërbimi kushton rreth 250 euro, ose më shtrenjtë se sa pensioni mesatar mujor i vendit, janë gjetur në vende befasuese. Krahas Durrësit e Tiranës, Elbasani, qyteza industriale veçanërisht e njohur për krim dhe varfëri, rezulton treg tërheqës për profesionin më të vjetër në botë. Një operacion policor arrestoi katër qytetare të huaja më 30 prill, në një qendër që ofronte, krahas këtij shërbimi, edhe kokainë e marijuanë sipas dëshirës. Po kështu, më 10 mars, në Fier u ndaluan dy qytetare rumune të dyshuara për ofrimin e këtij shërbimi në këtë qytet.