Covid-19 / Voltana Ademi mirëpret Presidentin Meta në Bashkinë e Shkodrës

276
Sigal

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka zhvilluar një takim në Bashkinë e Shkodrës ditën e sotme me Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Zonja Ademi ka informuar presidentin Meta punën e bërë nga Bashkia e Shkodrës për parandalimin e epidemisë COVID-19 si dhe për mbështetjen e familjeve dhe individëve më në nevojë në këtë situatë të vështirë.

Të nderuar,

“Kam patur kënaqësinë të mikpres Presidenti i Republikës SHTZ Ilir Meta, në një takim në Bashkinë e Shkodrës ditën e sotme.

Si kryetare e Bashkisë Shkodër, kam informuar Presidentin lidhur me punën e bërë nga Bashkia e Shkodrës për parandalimin e epidemisë COVID-19 si dhe për mbështetjen e familjeve dhe individëve më në nevojë në këtë situatë të vështirë.

Nga ana e tij, Presidenti i Republikës SHTZ Ilir Meta, ka vlerësuar angazhimin e deritanishëm të Bashkisë së Shkodrës në menaxhimin e situatës së pandemisë, duke nënvizuar se bashkëpunimi i të gjithë faktorëve, është i rëndësishëm për tejkalimin me sa më pak probleme të situatës.”