Çlirim Gjata: PS e shiti Tahirin duke e hequr nga grupi, pse sulmon Prokurorinë dhe ç’ka ndodhur me imunitetin nga viti 2012

437
I ftuar në ‘’Fax News” juristi i njohur Çlirim Gjata ka folur në lidhje me dhënien apo jo të autorizimit për arrestimin e Saimir Tahirit.
Ai thotë se Kuvendi po shkel parimin e ndarjes së pushteteve, dhe se vetëm Gjykata mund të vlerësojë provat e Prokurorisë.
Po ashtu Gjata thotë se që prej vitit 2012 ndryshimet në ligjin e imuniteteve kanë bërë që Prokuroria mund të hetojë mbi deputetët po nuk mund t’i arrestojë ata. Ndërsa votimi në Kuvend bëhet i hapur.
“Këtu është cënuar parimi i ndarjes së pushteteve pasi deputetët nuk kanë kompetencë që të shqyrtojnë provat.
Nuk mundet edhe sikur ky të jetë deputet që provat të shqyrtohen në komisione. Imuniteti u hiq në 2012-tën, Prokuroria mund të fillojë hetimin, po në Kushtetutë u la që për arrestimin dhe për kontrollin e banesës duhet që të marrë autorizim nga Kuvendi.
Kjo është bërë me qëllim nga ana e Politikës për të mbrojtur veten. Pse nuk e kanë këtë qytetarët e thjeshtë, po e kanë politikanët?! Prokuroria ka detyrim që të çojë kërkesën, kur merret masa e sigurisë, kur ka prova të arsyeshme.
U krijua një ide aty sikur Prokuroria nuk kishte prova, po kush jemi ne që të analizojmë punën e Prokurorisë, problemi nuk ëhstë se kush ka apo nuk ka të drejtë, problemi është që Prokuroria nuk mund të kontrollohet nga ana e Kuvendit.
Hetimi nuk ka ardhur nga ne po është nga hetimi ndërkombëtar që kanë katër vite që ngrenë shqëetësimin në lidhje me trafikun e drogës në vcend, dhe tashmë i është shtuar dhe ai i armëve. Pse u zgjodh rruga që Prokurorisë t’i bihej ballas?!”, u shpreh juristi Gjata.
“Unë e kam thënë edhe më parë që Vetingu nuk dihet të nis nga drejtësia po Nëse PS do të besonte te pavarësia e tij, atëherë pse e hoqi nga Gurpi Palamentar edhe pse kjo është thënë se ka qenë një qëndrim politik. Ai çuni nuk iu duhet më atyre, ata e shitën pasi ai i njollosi ata.
Parlamenti dëgjon relacionet, dëgjon dhe zotin Tahiri dhe më pas vendos pa debat, votimi më pas është i hapur. Në 2012 u ndryshua dhe votimi, prej atij viti votimi bëhet i hapur”, u shpreh më tej Gjata.
Sigal