Çfarë do thotë sot Saimir Tahiri? Ja kur pritet konferenca e rëndësishme

425
Një ditë para se Kuvendi të mblidhet në një seancë të posaçme për të venosur mbi fatin e deputetit Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm ka vendosur të flasë edhe njëherë publikisht. Në një konferencë për shtyp në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, deputeti Tahiri pritet të shprehë edhe njëherë qëndrimin e tij për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij.
Në seancën e nesërme Kuvendi do të diskutojë dy raportet e ndryshme të paraqitura nga mazhoranca dhe opozita për këtë çështje.
Sigal