Çështja zvarritet, por kryeprokurorja Arta Marku hap hetim për rrjedhjen e informacionit për `Zërin e Amerikës`!

467
Sigal

Ditën e djeshme prokuroria e e drejtuar nga Arta Marku, ka deklaruar zyrtarisht se ka hapur një hetim për këtë publikim të Zërit të Amerikës. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda që drejtohet nga Donika Prela, ka nisur një hetim për këtë çështje. “Njoftim Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 339 të vitit 2016 regjistruar për veprat penale parashikuara nga nenet 283/a, 2, 333/a, 334 të Kodit Penal njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “ Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”. Prokuroria nuk mund të përgënjeshtrojë dot zbardhjen e provave që janë në dosjet 339 dhe 3391, por nuk jep asnjë shpjegim, se në çfarë faze janë hetimet, pse po zvarriten në kohë. Është e pashpjegueshme, pse meraku i kryeprokurores nuk është zbardhja e hetimit në një kohë sa më të shpejtë të skandalit të bashkëpunimit të eksponentëve partiakë me krimin për blerjen e votës, por kryeprokurorja ka kaq shumë merak, se nga cilët ishin ata që i dhanë informacionet Zërit të Amerikës.