Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të Greqisë se do të zgjerojë kufirin detar.Nga Vlora, ku ishte i pranishëm në ceremoninë në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, Meta u shpreh se ai do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.“Shqiptarët duhet të jenë të sigurt që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, tha Meta.
Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 e ka hedhur poshtë marrëveshjen detare me Greqinë. Gjykata Kushtetuese me vendimin 15, datë 15.4.2010, e shfuqizoi marrëveshjen duke arritur në përfundimin e mëposhtëm.