Çështja e kanabis e fundit, Spahiu: Qëllimi i vetëm është të mbyllë “PPP-në” e fundit përpara se të largohet

299
Sigal

Nga Përparim Spahiu

Askush nuk surprizohet më por dhe as nuk lodhet të gjejë lëvzjen e rradhës të Atij, pasi mjeshtri ia kalon çdo kujt në atë fushë. Legalizimi i kanabis është e fundit.

Ka kundra por dhe pro dhe gjithsejcili jep mendimin e tij.

Unë kam bindjen që nuk ka lidhje as me zgjedhjet e ardhshme, pasi rezultatin Ai e di shumë mirë si do të jetë, as me “urdhra” të marrë nga krimi pasi Kapon nuk e urdhëron dot dhe, as me hallin për më shumë para në buxhet.

Qëllimi i vetëm është të mbyllë “PPP-në” e fundit përpara se të largohet.

Thënë thjesht, projekti është gati dhe kompania fituese po ashtu gati.

Ngelet të “vilen” para pasi të largohen.