Franca rihap plazhet për aktivitete dinamike

287
One of the contestants on the ripcurl pro competition in Hossegor/France in August
Sigal

Nga La Baule në Sables-d’Olonne, në perëndim të Francës, shumë plazhe në bregdetin e Atlantikut, të mbyllura për shkak të kufizimit, u rihapën sot, por çdo “prani statike” në to vazhdon të mbetet e ndaluar.

“Plazhet e autorizuara do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 21:00. Pushimi dhe peshkimi do të vazhdojnë të jenë vetëm me autorizim”, njoftoi prefektin i Loire-Atlantique.

“Çdo prani statike, ulur ose shtrirë është e ndaluar, po ashtu edhe pikniqet”, shtoi ai, duke theksuar se hyrja në plazhe plotëson një nevojë për të ruajtur tërheqjen ekonomike dhe turistike të këtyre komunave.

Si kudo tjetër, lejohet vetëm ecja, noti, sportet individuale dhe peshkimi në këmbë, duke respektuar masat e distancimit shoqëror (një metër midis personave dhe pesë metra midis grupeve).