“Çakulli elektoral i kapur në flagrancë”, kandidati i LSI në Berat, Ardit Çela publikon pamjet: Tallja e radhës e “Rilindjes” me qytetarët

296
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Beratit, Ardit Çela ka publikuar disa pamje nga Berati, që i cilëson tallje e radhës e qeverisë rilindase me qytetarët.

“Ja çakulli elektoral i rilindjes i kapur ne flagrancë! Ja edhe kamioni me mbishkrimin e famshëm “SALILLARI”, i përfshirë në fushatë elektorale! Turp e faqja e zezë për rilindjen që i la në harresë banorët e Karkanjozit dhe të Tomorrit!”,- shprehet Ccela në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë:

Tallja e radhës e rilindjes me qytetarët!
Ja çakulli elektoral i rilindjes i kapur ne flagrancë!
Ja edhe kamioni me mbishkrimin e famshëm “SALILLARI”, i përfshirë në fushatë elektorale!
Turp e faqja e zezë për rilindjen që i la në harresë banorët e Karkanjozit dhe të Tomorrit!
Turp dhe faqja e zezë për mashtruesit e rilindjes!
25 Prilli dita e referendumit popullor për të shkarërruar rilindjen dhe mashtruesit e saj!
LSI forcë e parë në çdo qendër votimi në Qarkun Berat!
LSI së paku 3 mandate në Qarkun e Beratit!